Makina e ekzekutuesve te pronarit te anijes ne Vlore, Hyqmet Nexhipi, dhe qe me pas u gjet e djegur, ishte e vjedhur.
Pronari i “Benz-it” me targë DR 4863 B kishte denoncuar kater dite me pare.
Nga ajo makine ne drejtim te tij eshte qelluar nente here, 4 nga plumbat preken trupit.
Ne vendin e ngjarjes u gjeten dy gezhoja, kurse ne makinen e djegur shtate gezhoja automatiku .
Sulmi me arme i eshte bere ne ecje nga ana e timonit, kurse dy plumba nga xhami perballe. Per ekspertet kjo tregon se autoret e donin me patjeter te vdekur.
Ne Prokurorine e Vlores mesohet se hetimet qe po kryesohen nga Skender Dauti, kane nje shtrirje te gjere.
Kjo, per shkak te aktivitetit te viktimes 52 vjecare, Hyqmet Nexhpi, dhe jetes private te tij.
Por, cfare e ka bere te veshtire zbardhjen e ngjarjes?
Ne dosjen hetimore hetueset kane shenuar tre martesat e Hyqmet Nexhipit, raporton ABC News.
Njera piste e hetimit ka te beje pikerisht me konfliktet e tij te mundshme.
12 vjet me pare ai u divorcua nga gruaja e pare, me te cilen pati dy femijet, njeri Olsi Nexhipi, i cili u arrestua per armebajtje pa leje, menjehere pas vrasjes.
Martesa e dyte u lidh ne Itali me gruan e nje shoku te tij, prej se ciles lindi nje vajze, ndersa bashkeshortja kishte me vete dy femijet e saj.
Martesa e trete ndodhi ne Greqi, por qe aktualisht jetonin ne Vlore.
Ne fashikullin tjeter hetimore behet fjale per aktivitetet e paligjshme te Nexhipit, dyshime per trafik droge dhe per prostitucion.
Per kete te fundit ai ka qene i denuar me pare tre vjet ne Itali.
Hetueset besojne se do te ndihmohen nga homologet italine me te dhena shtese rreth aktivitetit te pronarit te anijes, i cili u ekzekutua mengjesin e se shtunes po levizte me makine nga shtepia ne drejtim te portit.