VIDEO/ Sherr me armë për një femër në Korçë

25 Janar 2016, 17:45Kronika TEMA

Një i ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Don Gjon Buzuku, në lagjen numër 7, në afërsi të Radio Korçës.

Ora News ka siguruar momentin pas plagosjes, ku i riu ndodhet i shtrirë përtok, ndërkohë një ambulance merr të plagosurin dhe e dërgon në spital.

Sipas policisë, i plagosur  është shtetasi Aleksander Beshiri rreth 25 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital me plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka kapuar   autorin e ngjarjes, Kristi Oranlli rreth 30 vjeç, të cilin  e ka shoqëruar në ambjentet e komisariatit për veprime të mëtejshme.

Raportohet se shkak i përplasjes, ka qenë një femër.

1 komente në “VIDEO/ Sherr me armë për një femër në Korçë”

  1. tfgs1 says:

    korrake sunite,MEGA problem………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje