17 shqiptarë janë vënë në pranga në sajë të operacionit ndërkombëtar “Tempesta 2015”.
Rrjeti i trafikimit të drogës dhe prostitucionit është shpartalluar nga operacion mes Policisë së Shtetit, asaj italiane, sllovake dhe belge.
Janë arrestuar 17 shtetas shqiptarë, nga të cilët 5 janë arrestuar në vendin tonë, 11 në Itali dhe 1 tjetër në Sllovaki.
Nga hetimet e përbashkëta të shtrira në 4 shtete, ka rezultuar se një grup kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, gjatë periudhës shtator 2014 – qershor 2015, është përfshirë në aktivitetin kriminal të shtytjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit si dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Autoritetet gjyqësore të Milanos, kanë lëshuar 18 masa sigurimi arrest në burg dhe një detyrim paraqitje në ngarkim të personave të dyshuar. Grupi kriminal shfrytëzonte për prostitucion vajza nga Evropa lindore në zonën e Milanos, Itali.
Si rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit në kohë reale të Drejtorisë për Narkotikët dhe Trafiqet, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, me Drejtoritë e policive vendore Fier, Tiranë, Durrës dhe Lezhë, ZKQ Interpol Tirana si dhe Zyrën Ndërlidhëse të Policisë Italiane në Tiranë, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në vendin tonë i shtetasve shqiptarë:
Edër Dorzi, 34 vjeç, arrestuar në Tiranë.
Dorian Sinani, 28 vjeç,, arrestuar në Tiranë.
Julian Lila, 25 vjeç, arrestuar në Fier.
Ened Bare, 34 vjeç, arrestuar në Fier.
Silvjo (Eduart) Ndrejaj, 29 vjeç, arrestuar në Durrës.
Gjithashtu, pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit për identifikimin dhe përcaktimin e vendndodhjeve të personave të dyshuar si pjesëtarë të këtij grupi kriminal, është bërë i mundur arrestimi në të njëjtën kohë në Itali dhe Sllovaki i shtetasve:
Haxhi Lamçaj 39 vjeç,
Griseld (Emiljano) Malaj, 34 vjeç,
Armando (Denis) Meçaj, 29 vjeç,
Orgert Osmani, 25 vjeç,
Izmir Rizaj, 26 vjeç,
Artan Ndrejaj, 34 vjeç,
Indrit Ndreraj, 28 vjeç,
Mark Ndreraj, 33 vjeç,
Amarildo Salihasi, 26 vjeç,
Lorenc Salihasi, 23 vjeç.
Elvis Ziu, 34 vjeç dhe
Bledar Malaj, 37 vjeç.