Kapshticë/Skaneri zbulon drogën në furgonin e një malazezi

27 Janar 2016, 18:57Kronika TEMA
Kapshticë/Skaneri zbulon drogën në furgonin e një malazezi

Dogana  e Kapshticës në bashkëpunim me Policinë Kufitare kapën një sasi Cannabis Sattiva, e cila u evidentua gjatë procesit të skanimit.

Burime zyrtare pranë Doganave thanë se droga u kap në një mjet tip furgon, me targa MNE AE 066, që udhëtonte nga Mali i Zi, përmes Shqipërisë drejt Greqisë.

Furgoni nuk ishte i ngarkuar me mallra, ndërsa droga ishte e fshehur në shasinë e mjetit.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, shtetasin malazez, Dragoyub Konatar, 46 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje