Lejoi televizionet të bënin pirateri, Endira Bushati përfundon në gjykatë

29 Janar 2016, 11:09Kronika TEMA

Një hetim i nisur prej vitit 2014 për ish-kryetaren e AMA-s Endira Bushati, ka përfunduar në janar të këtij viti, ku prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur Endira Bushatin.

Akuza që është ngritur ndaj saj, është ajo e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi Bushati në periudha të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës së saj ka lejuar në mënyrë të qëllimshme “lulëzimin” e televizioneve pirate.

Çështja tashmë kundër Bushatit është dërguar në gjykatën e Tiranës dhe se pritet që në ditët në vijim ajo të gjykohet nga gjyqtari Martin Deda.

Dy vite më parë prokuroria kërkoi në gjykatë pezullimin e Bushatit nga detyra e kryetares së AMA-s pasi kishte mundësi që ajo të prishte provat hetimore, duke zhdukur dokumentet.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se disa subjekte i kanë kërkuar me shkresa zyrtare AMA-s, më konkretisht Endira Bushatit, për verifikimin e pretendimeve dhe provave për këto transmetime të paligjshme të këtyre operatorëve dhe për fillimin e procedurave për vendosjen e sanksioneve përkatëse dhe mbylljen e veprimtarisë së këtyre operatorëve sipas parashikimeve ligjore, raporton Shqiptarja.com.

Prokuroria ka evidentuara dhe subjektet që transmetojnë kanale në mënyrë të paligjshme, ndërsa ankesat në këtë institucion kanë filluar në vitin 2009 e duke vazhduar gjatë viteve, ku detajoheshin lloji i shkeljes dhe data konkrete e kryerjes së saj.

“Ndaj këtyre kërkesave, Kryetarja e KKRT dhe më pas AMA, shtetasja Endira Bushati, nuk ka ndërmarrë të gjitha veprimet që është e detyruar nga dispozitat ligjore. Duke mos vepruar sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi, kryetarja e KKRT, sot AMA, ka lejuar që këto subjekte të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme materialisht, në formën e shitjes së programeve të tyre dhe transmetimeve të paligjshme tek publiku i gjerë”-vijon akuza.

3 komente në “Lejoi televizionet të bënin pirateri, Endira Bushati përfundon në gjykatë”

  1. Kritiku says:

    Te gjithe televizionet shqiptare transmetojne ilegalisht. Kryesori eshte Digitalb dhe Tring. Keta dy te fundit shkelin edhe ligjin e transmetimit ne gjuhen shqipe. Reklamat e Digitalb tek kanalet e dyta jane ne gjuhen serbo-kroate! Per cilesine e dobet te transmetimit, ata duhet te denohen, sepse mashtrojne klientet duke iu shitur kete per HD. Te mos flasim per deformim te gjuhes shqipe!!!!!!

  2. qytetari B says:

    Mos u shqetesoni, gjykata do ta nxjerre te pafajshme, pavaresisht se kjo femer ka qene nje bushter qe nuk denjonte asnje. Pra diçka e ka te ngrohte.

  3. Troja says:

    Pse tani nuk trasmetohet piratisht?! Tere filmat e Digitalb dhe Tring jane filma pirate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje