FOTOT/ Tragjedia, motër e vëlla shqiptarë humbin jetën në një aksident në Brescia

29 Janar 2016, 16:51Kronika TEMA
FOTOT/ Tragjedia, motër e vëlla shqiptarë humbin jetën

Tre të rinj, mes tyre motër e vëlla nga Shqipëria  por me banim në Itali, humbën jetën në një aksident të rëndë tragjik në aksin Milano- Brescia.

Një furgon është përplasur me një makinë duke shkaktuar humbjen e tre pasagjerëve që ndodheshin në makinën tip Suzuki.

Në një moment ata kanë ndaluar për të parë një tjetër aksident që kishte ndodhur më parë, kur makina e tyre është përplasur nga një furgon.

Motër e vëlla, Daniela dhe Antonio Ago, dhe miku i tyre Alberto Casagrande humbën jetën menjëherë në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën A4 Milano- Brescia.

Në këtë aksident janë përfshirë dhe 6 makina të tjera.

Media italiane shkruan se ndërsa ishte shkuar në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve të aksidentit të parë, drejtuesi i furgonit, ndoshta për shkaktë një problem shëndetësor, nuk ka ndaluar duke shkaktuar përplasjen.

Viktimat me origjinë shqiptare janë 21 dhe 23 vjeç.

Ndërsa djaloshi Italian ishte 23 vjeç.

 

3 komente në “FOTOT/ Tragjedia, motër e vëlla shqiptarë humbin jetën në një aksident në Brescia”

  1. xxx says:

    Ngushllime famijles dhe te afermit e te ndjerve,teper rast i rend.

  2. nn says:

    e tmerrshme …. pa fjale

    ngushellime familjes

  3. Fotaqi says:

    Lajm shum i hidhur ! Ngushellime familjareve dhe kryesisht prinderve per kete tragjedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje