DETAJET/ Gjurmët e gjakut çuan hetuesit te vrasësit e Gazmend Çollakut

29 Janar 2016, 18:30Kronika TEMA

Prokuroria ka zbuluar detajet që çuan në zbulimin e dy prej të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

Provë kryesore janë gjurmët e gjakut.

“Prokuroria për Krimë të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasin Denis Shtraza, si edhe ka marrë lejen nga gjykata për një shtetas tjetër (Ervin Dalipaj), të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e shtetasit Gazmend Çollaku, ndodhur në 6 janar 2016, në Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka rezultuar se:

Në dt. 07.01.2016 është gjetur në zonën e Fushë-Krujës trupi i pajetë i shtetasit Çollaku. Ky i fundit ishte rrëmbyer një ditë më parë në qendër të Durrësit nga disa persona, të veshur me simbole policie.

Sapo ka marrë njoftimin për këtë ngjarje, Policia e Shtetit ka zhvilluar kontrolle për personat e dyshuar. Ndër këto veprime, është ndaluar dhe kontrolluar mjeti tip ML, i cili drejtohej nga shtetasi Shtraza dhe që shoqërohej nga një person tjetër. Gjatë kontrollit të mjetit, dy personave u janë gjetur disa celularë të fikur. Nga kjo e dhënë, policia ka krijuar dyshime dhe ka vendosur bllokimin e përkohshëm të mjetit, ndërkohë që dy personat e shoqëruar janë lënë përkohësisht të lirë.

Ndërkohë, nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ndër të tjera, është bërë edhe kqyrja e kufomës dhe është urdhëruar ekspertiza. Nga të dhënat shkencore, në fashat plastike me të cilat ishte lidhur viktima, u gjetën disa gjurmë gjaku, të cilat nuk i përkisnin viktimës, por që kishin vlera identifikuese.

Po ashtu, nga ekspertiza mjetit tip ML, në pjesën e pasme të saj, u gjetën disa gjurmë gjaku. Këto gjurmë, pasi u krahasuan, rezultuan të njëjta me gjurmën e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilën ishte lidhur viktima Çollaku.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se këta persona duhet të kenë qenë pjesë e pengmarrjes dhe vrasjes së shtetasit Çollaku”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë.

5 komente në “DETAJET/ Gjurmët e gjakut çuan hetuesit te vrasësit e Gazmend Çollakut”

  1. asd says:

    Po te jete keshtu, do te thote qe grupi i hetuesve ka qene i pergatitur. Keta jane njerezit te cilet operacion pas operacioni duhet te ngrihen ne pergjegjesi.

    Ju lumte. Nuk ishte rast i lehte.

  2. Sali Berisha Qeni says:

    Dergojini ne biruce se i nxjerr gjykata pse prokuroria te pafajshem.
    Krimi organizohet nga PD.
    Atje kapini fijet.

  3. Sali Berisha Qeni says:

    Dergojini ne biruce se i nxjerr gjykata ose prokuroria te pafajshem.
    Krimi organizohet nga PD.
    Atje kapini fijet.

  4. demo says:

    Ju lumte dora atyre qe vrasin kriminelet dhe gjobevenesit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje