Rrëmbimi dhe vrasja mafioze e Gazmend Çollakut, i përfshirë edhe ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë

29 Janar 2016, 18:07Kronika TEMA

Autoritetet gjyqësore kanë lëshuar një urdhër ndalimi për një tjetër shtetas në lidhje me vrasjen e Gazmend Çollakut në fillim të vitit në Durrës.

Lajmin e bëjnë me dije burime pranë prokurorisë.

Mësohet se personi i shpallur në kërkim është Ervin Dalipaj, ish-shef i Krimit Ekonomik në Tiranë.

Ai akuzohet se ka bashkëpunuar në rrëmbimin e Çollakut.

Më herët gjatë ditës, uniformat blu arrestuan të dyshuarin e parë për rrëmbimin dhe vrasjen e Çollakut, shtetasin Denis Shtraza.

Pas një hetimi intensiv forcat policore bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e 33-vjeçarit nga Durrësi, i cili u kap teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria përmes Aeroportit të Rinasit.

Nga analizat e provave materiale policia kishte konstatuar se, Shtraza ishte njeriu që kreu ekzekutimin e Çollakut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje