Arrest me burg për bashkëpunëtorin e Spiro Kserës

31 Janar 2016, 14:32Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për Artevis Menen, bashkëpunëtorin e ish-ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ndërsa pritet që të caktohet masa e sigurisë edhe për vetë Kserën.

Ndërkohë, masa “detyrim paraqitjeje” u caktua për Pranvera Lilën.

Ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe disa prej ish-vartësve të tij të arrestuar u paraqitën sot në orën 13:00 në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tyre si dhe për të mësuar masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.

Prokuroria ka paraqitur ndërkohë pretendimet në gjykatë, duke kërkuar mbajtjen e ish-ministrit në gjendjen e arrestit në burg, ndërsa disa bashkëpunëtore në gjendjen e arrestit shtëpiak.

Sipas saj, ka dyshime serioze se ish-ministri ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013, raporton TCh.

Vjedhja nga buxhetit i shtetit, sipas organit të akuzës, është në shumën e 30 milionë lekëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje