Dhunoi nxënësin në Durrës, mësuesi: Më ngritën kurth!

30 Janar 2016, 13:35Kronika TEMA

Gjykata e Durrësit ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e mësuesit Flamur Pajo, i cili akuzohet se ushtroi dhunë mbi nxënësin e klasës së shtatë në shkollën 9-vjecare “Hasan Koci” në Shkozet.

Trupi gjykues, i përfaqësuar nga gjyqtarja Nurjeta Tafa, vendosi si masë sigurie atë të detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj pranë organeve kompetente, çdo të hënë të javës së parë dhe të tretë të cdo muaji.

Njëkohësisht me kërkesë të prokurorit Dritan Gina, nisi edhe gjykimi i shkurtuar për mësuesit Flamur Pajo. Mësuesi i bio-kimisë akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”.

Vetë mësuesi ka deklaruar se ndihej vazhdimisht nën presion psikologjik, pasi nxënësit e vinin vazhdimisht në lojë, duke mos e lejuar të ushtronte aktivitetin e mësimdhënies. Sipas tij, nxënësit e provokonin prej ditësh dhe i kishin ngritur kurth, për të arritur atë që donin nxënësit, raporton Oranews.

“Nxënësit më kanë provokuar vazhdimisht përgjatë ditëve të fundit. Edhe atë ditë, ata më ofenduan rëndë me veprimet e tyre dhe me të sharat që bëra disa herë sikur nuk i dëgjoja. Nxënësit e ekzagjeruan, më ofenduan rëndë.

Unë shpjegoja mësimin në dërrasë të zezë, ata më shkruanin pas shpinës me shkumës dhe stilolaps. Sigurisht nuk bëra aspak mirë që e qëllova disa herë nxënësin, por nuk kam asgjë personale me të dhe më asnjë prej nxënësve të tjerë. Ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, sigurisht jam i penduar’ deklaroi ndër të tjera para trupit gjykues, Flamur Paja.

2 komente në “Dhunoi nxënësin në Durrës, mësuesi: Më ngritën kurth!”

  1. sikur te isha djale says:

    Pika mesuesin !

  2. Ilia says:

    Nese jane te verteta keto qe thote mesuesi, mund te themi se po rrisim nje brez perbindeshash, qe nuk kane piken e respektit per mesuesit heronj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje