Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish ministrin Spiro Ksera i cili dyshohet për akuzën e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në vlerën e 300 mijë dollarëve. Ka mbërritur rreth orës 13:00 në Gjykatë ishministri, i arrestuar dy ditë më parë në Derviçan të Gjirokastrës. Vendimi u dha nga gjyqtari Ilir Çeliku.
Sakaq, për ish-punonjësin Artevis Mene u vendos arrest me burg. Ndërsa për Enda Tozajn dhe Pranvera Lilajn, gjykata vendosi “detyrim paraqitje”.
Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë arrest me burg edhe për ishministrin. Ksera akuzohet për vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë.
Prokurori i njësisë TaskForcë Antikorrupsion, Ndini Tavani, ka arritur të zbërthejë mënyrën se si janë vjedhur rreth 300 mijë dollarë me anë të aktiviteteve që pasqyroheshin vetëm në letër.
Eshte i pafajshem !!
Ky trimi do te kete permjere ne deren e xhamise duke u mare me vizat Amerikane bashke me ate bukuroshin tjeter keshtu qe Llalla do ta kete mare “keshilla” nga rruga e Elbasanit, se sa per 300 000 dollare ne 4 vjet, aq ka vjedhur roja i institucionit dhe cdo nepunes i asaj ministrije e ka per turp ti akuzosh se nuk e kane rjepur dhe lekun e fundit ne ate ministri.