Një 41-vjeçar banues në Manëz të Durrësit ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 38-vjeçare e më pas ka vrarë veten.
Policia e Durrësit ka njoftuar se shtetasi Mondi Gjoka, rreth orës 23:45 të së dielës, ka qëlluar me automatik gruan e tij, Lumturije Gjoka, duke e plagosur rëndë.
Pas disa minutash, 41-vjeçari ka vrarë veten me të njëjtën armë.
Shtetësja e plagosur gjendet e shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Cmenduria ka arritur kulmin. Njerezit perdorin armen luftarake mesymse me agresive … per te vrare gruan. Qeveria duhet urgjentisht te ndjeke nje politike per mbledhjen e armeve. Ne fshatra nuk ka familje pa K47. E di Rama kete fakt ?