Historia tragjike: Si masakroi 57-vjeçari me thikë dy vajzat e tij

1 Shkurt 2016, 09:29Kronika TEMA

Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së djeshme, kur Kujtim Ibraj ka qëlluar dy vajzat e tij me thikë, njëra prej të cilave ka vdekur, ka shokuar opinionin.

Kujtim Ibraj, 57 vjeç, me origjinë nga Puka, i cili ka banuar disa vite në Laç, mësohet se ka ardhur dhe është vendosur prej disa vitesh në Tiranë.

Ai rezulton të jetë babai i 6 fëmijëve, i dy djemve dhe i katër vajzave ndërsa bëhet me dije se është i divorcuar prej disa vitesh me nënën e fëmijëve të vet, Lutfijen.

Mirëpo, sipas të dhënave të policisë, bëhet me dije se gjykata kishte vendosur që fëmijët të rrinin me të ëmën, për shkak se rezultonte që Kujtimi ishte gjithnjë nën efektet e alkoolit.

Edhe pse të ndarë ai të jetonte nën të njëjtën çati me pjesën tjetër të familjes, shkruan gazeta Shekulli.

Duke qenë se fëmijët gjithnjë e më shumë i shmangeshin pasi ai ishte i dhunshëm, autori i krimit të rëndë ka nisur të kofliktohet me to.

Sipas të dhënave, të dy vajzat e sulmuara dje, ku fatkeqësisht njëra nuk mundi tu mbijetonte plagëve, ishin të fejuara.

Burri i dehur, ditën e djeshme, pasi ka ardhur në shtëpi ka nisur të konfliktohet me të bijat duke i ofenduar ato.

Sherri ka vijuar gjatë ndërsa vajzat nga frika kanë mbyllur dyert dhe janë futur në dhomën e tyre.

Sipas policisë, Kujtim Ibraj, fillimisht ka marrë një kallashnikov dhe ka shkuar të vrasë të gjithë familjen, por për fat, nuk i ka shkrehur.

Në atë moment vajzat kanë dalë nga dhoma e tyre nga frika se mos do të qëllonte nënën dhe djalin e vogël që gjendej në shtëpi.

Atëherë burri ka rrëmbyer një thikë buke dhe ka sulmuar vajzën e madhe, Esenadën.

Elidona ka ndërhyrë për të bërë të mundur shpëtimin e motrës por ajo ka marrë edhe plagën më të rëndë. Kanë mbërritur fqinjët dhe burri është larguar në dhomën e tij bashkë me thikën.

Vajzat janë dërguar në spital ku Elidona, 17 vjeçe, nuk mundi të mbijetonte, ndërsa vajza tjetër gjendet në spital me plagë të rënda thike dhe plagën e madhe të humbjes përgjithmonë të motrës më të vogël që ndërhyri t`i shpëtonte jetën.

4 komente në “Historia tragjike: Si masakroi 57-vjeçari me thikë dy vajzat e tij”

  1. tr says:

    Maloku kriminel, e siguroj ushqimin dhe krevatin per gjithe jeten .

  2. Tomorri says:

    O shqiperi e mjera shqiperi,ku te çuane interesat shume private te malokesise , ne humbjen e gjithçkaje por me e keqia eshte ne humbjen e jeteve shume te reja,dhe dijeni merreni veshe mire dje kur ka ndodhur krimi ai qe ka ndertuare sistemin e krimit ne shqiperi pa le ku hante dhe pinte si pashallaret e qi moti.OOO shqiperi moj e mjera shqiperi.Po te kishja gje ne dore ata qe nuk duane reformen ne drejtesi do ti ripja te gjithe dhe do shpetoja nje popull qe kaq shume po lengon per te bere qejf disa kreminele dhe disa tradhetare te lindur dhe te rritur disa ne shqiperi dhe disa neper bote.O shqiperi moj e mjera shqiperi.Zgjhu dhe merr frenat e fateve te femijve te tu ne dore se neser do jete shume vone.

  3. lola says:

    …cfar shpirti krimineli kane ca prinder..
    ..si do te kaperdish bukun kur vajza jote nuk jeton me…..cfar prinder je ti

  4. armando says:

    Disa individe eshte mekat te jene prinder se marrin me qafe femijet kot. Ky mostra thjesht nuk duhet te ekzistonte ne kete bote. Burracak muti, s’tu dridh dora kur vrave vajzen 17 vjecare por per jeten e vete i paska ardhur keq. U kalbsh ne burg o qelbesire dhe uroj qe te lash atje gjynahet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje