Pogradec, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi

2 Shkurt 2016, 09:07Kronika TEMA

Është arrestuar në flagrancë pronari i lokalit në fshatin Dardhas të Pogradecit, ku nga shpërthimi i bombulës një ditë më parë mbetën të lënduar 24 persona.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, personi në fjalë është shtetasi Romario Muçka, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e “plagosjes së rëndë nga pakujdesia” dhe “shkelje e rregullave për lëndët plasëse”.

Nga personat e plagosur, 14 janë transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar, 3 ndodhen në spitalin rajonal të Korçës dhe 7 në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Burimet policore shtojnë më tej se materialet e mbledhura në ngarkim të 20-vjeçarit Muçka i kanë kaluar prokurorisë për procedimin e mëtejshëm të tij.

1 komente në “Pogradec, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi shpërthimi”

  1. Kritiku says:

    Kur do te mesoni qe te shkruani ashtu siç duhet? I kuptoni fjalet qe shkruani? E kuptoni se çfare do te thote “flagrance”? Perse e perdorni kur nuk e kuptoni?
    Gazetare leshi me diplloma Kristali!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje