Personi në foto është Kujtim Ibraj, personi që qëlloi për vdekje të bijën 17 vjeç Elidonën, vetëm për faktin se “familja nuk e respektonte”. Ky është i vetmi shpjegim që ai ka dhënë në polici pas ngjarjes së rëndë.
Në fotot më poshtë është minorenja e cila humbi jetën pasi u godit disa herë me thikë në bark nga i ati mbrëmjen e së dielës.
Fotot janë publikuar nga Klan.
Siç vetë familjarët kanë deklaruar Kujtimi ishte i divorcuar, i alkoolizuar dhe shpeshherë krijonte konflikte në familje.
Punonjësit e policisë e kishin shoqëruar edhe herë të tjera, por ishte liruar pasi vajzat nuk kishin pranuar ta denonconin pasi u vinte keq për të atin.
Marrëdhëniet jo të mira me bashkëshorten dhe kushtet tej të vështira ekonimike duket se kanë çuar në degradimin e 56 vjeçarit i cili kreu masakrën në familjen e tij.
Keto jane “mrekullite e kapitilazmit …
fatkeqesi qe te na duket diktatura e monizmit llokume …
Fukarallek, maskarallek!
?????
Nuk i ka fajet kapitalizmi por cmenduria e njerezve qe u dynden te tere ne Tirane pa pune, pa katandi dhe uzurpuan tokat e botes pa iu dridhur qerpiku fare. Me vjen keq per femijet qe paskan nje moster per baba. Ne vend qe te kishte vdekur ky, iku nje vajze 17 vjec qe sapo kishte filluar te jetonte.