Adriatik Llalla: Në zonën e Durrësit veprojnë disa grupe kriminale, që po sfidojnë shtetin

3 Shkurt 2016, 12:36Kronika TEMA

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thënë sot gjatë analizës së Prokurorisë së Durrësit, se vrasjet e fundit të ndodhura në këtë qytet, kanë lidhje me trafikun e drogës dhe çështjen e pronave.

Ai tha se në zonën e Durrësit veprojnë disa grupe kriminale, të cilat po sfidojnë shtetin.

“Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se vrasjet e ndodhura në qendër të qytetit janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si edhe për përfitime të padrejta të pronës.

Janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale”, u shpreh Llalla.

Në zonën e Durrësit kohët e fundit kanë ndodhur disa vrasje mafioze, duke nisur nga Ervin Kodra dhe Edri Çaushaj, tek Gazmend Çollaku.

3 komente në “Adriatik Llalla: Në zonën e Durrësit veprojnë disa grupe kriminale, që po sfidojnë shtetin”

  1. asd says:

    Ky alternon nje fjali, pastaj i fut 1 vit gjume.

  2. LORA says:

    O llalleri, edhe nje zedhenseje te Prokurorise se Pergjithshme nuk do t’i falej nje artikulim letyre para publikut ,sikurse ky i yti.
    Ndersa ti duhet te flasesh publikisht vetem per rezultate pune del e flet per dyshime,,pika qe s’te bie.Apo je tuj I lajmeru se po vjen shtatori??????
    Karshilleku yt alarmant ndaj detyrimeve te tua kushtetuase,,,,,te shkelura kriminalisht me hajvanllekun tend,,,,,eshte ku e ku me I rrezikshem se ai i ca capaculeve ordinere ,qe ti si frikacak i ndyre i quan krimnele.Zgjatja e jote ne ate karrige ,plotesisht te pamerituar eshte edhe zgjatja e jetes se atyre qe ne syte e tu jane kriminele.
    Ik,shporru,,,,fatkeqesi e institucioneve te shtetit te shqiptareve.

  3. timi says:

    Atehere jep doreheqje se nuk je per kete pune…une pyes edhe nje here…ku ishin keto qener kriminele ne kohen e Enverit…..ai i digjte si minjte keto plehra…tani keto plehra sfodokan shtetin…ke shtet, shteti i shtyp si miza keto lapanjoze qe na turperuan kudo ne bote..,.po Sali Berisha ky kryekriminel akoma e pengon kete shtet te veproje dhe te zhduke nje here e mire keto krimba. ti or prokuror zorre e Sali berishes je i pari qe nuk vepron filloje me sali berishen dhje lulezim bashen dy kriminele te deklaruar, vrases e vjedhes, shkaterrues te Shqiperise, e pastaj me krimbat qe bejne Trafik droge …Shqiperia nje bythe vend, duhet te heqe qafe te paaftet qe ne kete vend kaq te vogel nuk jane te zotet te bejne zap banda injorantesh e budallenjsh qe vrasein e bejne kerdine ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje