Vrau me thikë vajzën, Kujtim Ibraj i penduar: Nuk kam çfarë të bëj

3 Shkurt 2016, 10:51Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Ibrajn, babain i cili në gjendje të dehur qëlloi me thikë dy vajzat e tij, ku njëra prej tyre humbi jetën.

Përpara trupës gjykuese 57-vjeçari Ibraj nuk pranoi të flasë për ngjarjen, por u shfaq i penduar, duke deklaruar se “nuk kam çfarë të bëj”.

Ndërsa avokati mbrojtës i Ibrajt kërkoi shtrim të klientit të tij në Spitalin Psikiatrik, pasi pretendtoi se Ibraj nuk është normal, raporton Ora News.

Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Ibrajn pasi akuzohet se vrau me dashje vajzën e tij 17 vjeçe, Elidona Ibraj dhe plagosi vajzën tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 31 janarit, ku 57-vjeçari në gjendje të dehur pas një debati me vajzat i qëlloi me thikë, ku njëra humbi jetën.

Kujtim Ibraj ishte i divorcuar nga gruaja, por banonin në të njëjtën shtëpi dhe fëmijët ishin nën kujdestarin e të ëmës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje