Telefonata me një grua, motivi i plagosjes së Florenc Hoxhës

3 Shkurt 2016, 11:17Kronika TEMA

Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha, u plagos pas një telefonate me një grua.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg autorin Indrit Deliu, 28 vjeç, i cili u akuzua për vrasje me paramendim.

Gazeta “Shqip” ka siguruar vendimin e gjykatës ku thuhet se Deliu, ka lidhje gjaku me të dëmtuarin Florenc Hoxha, i cili ka qenë kryeinspektor i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës dhe ka pasur në punë Indrit Deliun, por jo në mënyrë të ligjëruar.

Rreth këtij argumenti nuk mbetet jashtë vëmendjes se gjykatës “marrëdhënia e punësimit” midis palëve e deklaruar nga Florenc Hoxha.

Pas ngjarjes, Hoxha deklaroi më 17 nëntor 2014 se “para 5-6 muajve, Indritin e kam marrë në punë, e kam thirrur disa herë dhe i kam tërhequr vëmendje se me imazhin e tij dëmtonte punën time. I thashë, jam i detyruar të të largoj nga puna. Unë nuk e kam pasur punonjës zyrtar. Indritin e paguaja vetë” ka thënë Hoxha.

Sipas prokurorisë, në datën 13 nëntor 2014, i dëmtuari Florenc Hoxha, në orët e mbrëmjes, i ka bërë një thirrje telefonike bashkëshortes së të pandehurit, shtetases O.Deliu, e cila nuk i është përgjigjur, por që telefonin e saj ia ka dhënë bashkëshortit (Indrit Deliu).

Ky i fundit i ka bërë thirrje të njëjtit numër telefoni, për të mësuar se kush i telefononte bashkëshortes së tij. Indrit Deliut, abonenti i është përgjigjur dhe ai ka njohur zërin e Florenc Hoxhës, i cili më pas ia ka mbyllur telefonin. Deliu ka bërë disa thirrje telefonike, por personi që mbante këtë numër telefoni nuk i është përgjigjur.

Sipas gjykatës, i pandehuri nëpërmjet të afërmve të tij e ka njoftuar të dëmtuarin Florenc Hoxha të hapë telefonin dhe të sqaronte me të shkakun e telefonatës që ai i kishte bërë bashkëshortes së tij. Deliu, në këto momente, ka marrë kunatin e tij dhe ka filluar të gjurmojë Hoxhën.

Atë ditë, rreth orës 21.00, Deliu pasi është vënë në dijeni se i dëmtuari Florenc Hoxha ndodhej në një lokal në Fushë-Farkë, ka shkuar në atë lokal. Deliu është futur nga dera e pasme e kuzhinës së lokalit dhe ka marrë një thikë që e ka gjetur aty mbi tavolinë dhe prej andej ka kaluar në lokal. Sipas akuzës, i pandehuri sapo ka parë Florenc Hoxhën, i cili ka qenë ulur në një karrige, i është drejtuar atij duke e goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë.

I dëmtuari nëpërmjet një karrigeje që mbante në dorë si edhe nëpërmjet ndihmës së disa personave të tjerë, kanë mundur të ndërpresin sulmin e Deliut, i cili më pas është larguar. Sipas aktit mjekoligjor, rezulton se në trupin e të dëmtuarit Florenc Hoxha, janë shkaktuar plagë prerëse-shpuese në supin e majtë, një e tillë në parakrahun e majtë si edhe një tjetër në anën e majtë të barkut, të cilat janë shkaktuar me mjet shpues prerës siç mund të jetë një thikë. Këto plagë hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të tyre.

6 komente në “Telefonata me një grua, motivi i plagosjes së Florenc Hoxhës”

  1. ILIRI says:

    gjykata duhet me denuar edhe ate florencin,,,,,po keti i lumt pushka ish dashte me myt krejt bajen,,,

    1. Pilo Lala says:

      Ta kishte vrare qenin.
      Kete e paguaja une, jo Bashkija, thote ky.
      Ku i gjente parate Florenci qe paguante punonjes nga xhepi, ?
      Paska edhe firme Florenci duke punuar ne Bashki?
      Thiken e kishte hak, tani verini dhe nje gjobe nga Ministria e Punes, per kete shkelje.

  2. ILIRI says:

    gjykata duhet me denuar edhe ate florencin,,,,,po keti i lumt pushka ish dashte me myt krejt bajgen,,,

  3. baba says:

    ky llumi i lulit dhr kunatit me siguri qe ja punon grate te dyve se ska mundesi qe ato e kane kaq xhan. pd do vije ne pushtet me kete xhepistin dhe tjere???????????? kurrrrrrrrrrr

  4. moni says:

    Si nuk kane turp. E mbajne veten per malesore dhe burra te beses. Merret me gruan e kushriut. T’ja kishte heq koken ktij trimit te Lul Bashes;

  5. Trevizo says:

    Partia Demokratike ka vite qe eshte kthyer ne nevojtore ku nuk ka pastrues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje