20 vite luftë me “Hakmarrjen” e akuzuar nga Prokuroria dhe politika e djathtë

3 Shkurt 2016, 17:52Kronika TEMA

Historia e organizatës së ashtuquajtur “Hakmarrja për drejtësi” është unike, jo vetëm për ecejaket 20-vjeçare në dyert e gjykatave, por edhe për faktin që gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë një çështje, ku asnjëherë nuk u kuptua sa ndikonin provat për krimet që i atribuoheshin dhe sa ndikonte politika.

“Hakmarrja për drejtësi” do të artikulohej për herë të parë si organizatë me prirje terroriste dhe me qëllim për të rrëzuar demokracinë pakvjeçare shqiptare më 12 tetor të vitit 1996, kur policia publikoi një foto të një arsenali armësh, të gjetura në një apartament, që i përkisnin kësaj organziate.

Më pas, bomba e vendosur tek ish-marketi i VEFA-s pranë pallateve 9-katëshe në Tiranë dhe vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve të asaj kohe, Bujar Kaloshi, do të ishin krimet e radhës, për të cilat do të akzuohej “Hakmarrja për drejtësi”.

Gjatë viti 1996, policia e atëhershme identifikoi Orik Shytin, djali i Aredin Shytit, ish-zv.ministër dhe ministër i Brendshëm për periudhën Janar-Korrik 1991, i dënuar për vrasjet e 2 prillit 1991. Më pas u arrestuan Laert Shyti dhe Enkeled Agaj. Sipas hetimeve të asaj kohe, kjo organizatë kishte kryer një sërë krimesh në vitet 1992-1996, madje kishte në plan edhe eliminimin fizik të Presidentit të atëhershëm të vendit, Sali Berisha.

Por, në mars të 1997-s, të arrestaurit u arratisën nga burgjet dhe dozat e forta politike të procesit ndaj tyre i ndihmuan të fiton azilin politik jashtë vendit. Hetimi ndaj “Hakmarrjes për drejtësi” do të rifillonte në vitin 1998, për të përfunduar 10 vite më vonë në vitin 2008, kur Prokuroria e Krimeve të Rënda arriti të kërkonte dënime për 10 anëtarët e kësaj organizate, të akuzuar për dhjetëra vrasje, grabitje, rrëmbime dhe akte terroriste, kryesisht në vitet 1992-1996.

Altin Arapi, burg përjetë

Orik Shyti, burg përjetë

Kreshnik Spahiu, 24 vite burg

Nikolin Novruzaj, 24 vite burg

Leart Shyti, 24 vite burg

Gëzim Gjoni, 5 vite burg

Pasho Novruzaj, 17 vite burg

Dritan Hate, 23 vite burg

Gentian Caka, 25 vite burg

Roland Shyti, 25 vite burg

Gjykata e Apelit në Tiranë dhe ajo e Lartë do të linin në fuqi këto masa dënimi, duke firmosur në këtë mënyrë fatin e kësaj organziate. Por, i akuzuari si kreu i organizatës, Orik Shyti, edhe pse në arrati, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, e cila në vitin 2011 do të konstatonte shkelje në gjykimin e kësaj organizate, duke urdhëruar rigjykimin e çështjes.

Pas 20 vitesh, Gjyqësori shqiptar rimerr në duar dosjen me akuzat për disa nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në këtë vend çerekshekullin e fundit, por dhe ngarkesën politike prej së cilës ajo nuk zhvishet dot më./ TCH

6 komente në “20 vite luftë me “Hakmarrjen” e akuzuar nga Prokuroria dhe politika e djathtë”

  1. albana says:

    Kam shenuar edhe njeher tjeter per keta djemte. Kam vene shenim ne kete faqe kur Gjykata Kushtetuese e quajti antikushtetues gjykimin. Kam lexuar librin e vellezerve Shyti qe ka shume dokumente. Mediat duhet te jene te ndershme ne pergatiejne e lajmeve. Nuk e kam fjalen per kete rast, se lajmi eshte i drejtpeshuar, por ne teresi. Gjithe dokumentet dhe pamjet filmike te paraqitura si te apartamentit ku u kapen “provat” gjykatat i kane pranuara te falsifikuara. Dhe kjo nuk eshte nje gje qe mediat duhet ta kalojne me heshtje. Kush i falsifikoi? Pse i falsifikoi? Pse u lirua ai qe shoferi i Bujar Kaloshit e tregoi me gisht se ishte personi qe shtiu mbi ta dhe u kerkua te denohen keta qe nuk u gjet askush te thote se ishin autore te gjithe atyre krime? Asnje deshmitar nuk i inkriminoi, te gjitha provat e tjera te falsifikuara. Ateher, pse u denuan keta? Po z.Berisha pse i sulmoi gjykatat qe u dhane pafajesine ne gjykimin e pare? Po Gjykata e Larte pse e mbane 5 vjet pa e gjykuar?
    Te vjen keq per drejtesine tone.

  2. artan says:

    Kjo çeshtje nuk ka nevoje per koment eshte politike.

  3. Tani says:

    Ky eshte krimi dhe dora e Berishes. Si ne cdo ceshtje tjeter ku krimet e tij duhet te mbulohen dhe ne kete rast persekutimi qe ka kryer ndaj familjes Shyti e ka zanafillen ne vrasjen e 4 qytetareve te pafajshem ne ngjarjet e 2 prillit ne Shkoder. Djemte e tij jane akuzuar se donin te vrisnin Berishen….. Gjynah qe se bene se do kishte shpetuar ky vend nga nje mortje.

  4. Mimi says:

    Drejtesia eshte e kapur nga Saliu dhe po mban peng kete vend. Pa thyer qafen horri Sali nuk ka drejtesi.

  5. Hasan says:

    Ju cuna mos keni dashur gje te vrisni lartmadhnine tone me cadra pistolete, stilolapsa-predha ?

  6. doktori says:

    Une I njoh mire nje pjese te ketyre djmve dhe as qe behet fare fjale qe te kene bere krime apo ku ta di une, kjo eshte vetem politike dhe drejtesia duhet te jape pafajsi dhe vetem pafajsi,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje