Policia e antidrogës në Tiranë arrestoi mbrëmë vonë 3 të rinj me drogë.
Operacioni i koduar “Lapidari” u krye në hyrje të fshatit Krrabë.
Të arrestuar janë Hamdi Rrafmani, 26 vjeç, Lutfi Çollaku, 28 vjeç dhe Kledian Jonuzaj, 28 vjeç, banues në fshatin Lana Bregas Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti “Nissan Patrol”, një peshore elektronike dhe 5 celularë të markave të ndryshme.