Skema e masakrës në Elbasan: Ja lëvizjet e ekzekutorëve

4 Shkurt 2016, 16:44Kronika TEMA

Të maskuar si forcat special, ekzekutuesit kaluan lehtësisht perimetrin e sigurisë të familjes Çapja.

Ishte ora 19:54 minuta, kur pranë lokalit në kryqëzimin e Krastës, përbri autostradës Elbasan – Librazhd, u afrua makina e llojit “Benz” ngjyrë gri.

Siç e shihni në grafikun e ndërtuar mbi bazë të informacioneve paraprake, nga makina dolën dy persona të armatosur me “Kallashnikov”.

Ata i afrohen lokalit, brenda të cilit ndodheshin pjesëtarë të familes Çapaj dhe shokët e tyre.

Dy nga autorët me shpejtesi të befasishme hapën zjarr me breshëri nga dera dhe dritaret.

Më pas ata dyshohet se u larguan në drejtim të Librazhdit, por ende policia nuk di vendndodhjen e tyre, raporton ABC News, që ka rindërtuar skemën e vrasjeve.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 65 gëzhoja, dy kallashnikovë dhe një krëhër me 26 fishekë.

Si pasojë e të shtënave vdiqën menjëherë Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli dhe u plagosen 8 persona, duke mos përjashtuar edhe ndonjë lëndim të lehtë të klientëve të tjerë.

600 metra larg lokalit, policia gjeti edhe një automatik tjetër që mendohet se ishte i personit që ndodhej në sediljen e parë me shoferin.

Masakra dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje mes familjes Çapja dhe Mema.

Por nuk është kjo pista e vetme e prokurorisë dhe policisë.

Ata nuk përjashtojnë pistat e tjera hetimore, si ajo e trafikut të drogës, për shkak se një nga viktimat e kësaj vrasje, Eno Bedalli ka qenë i arrestuar në  2013-ën si pjesë e trafikut të kokainës nga Holanda në Itali.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar rreth 50 persona, të cilët kanë dhënë versionin e tyre për ngjarjen dhe për vendndodhjen në momentin e atentatit.

Forcat e shumta të policisë, kane bliduar Elbasanin, duke ushtruar kontroll në banesa të ndryshme apo edhe në pikat e kontrolllit të ngritura në rrugët kryesore.

3 komente në “Skema e masakrës në Elbasan: Ja lëvizjet e ekzekutorëve”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ishta ne pritje te nje ngjarje makaber,me polic,per te justifikuar aratisjen e ish shefit te krimeve te Berishes !

  2. bledi says:

    Cfare skeme e komplikuar.Bravo Policia qe arrin ti beje keto skemat me mire sesa FBI dhe se cuni im i vogel 4 vjec.
    Mezi po pres te shof skenen tjeter ate te hedhjes te automatikut.

  3. Don says:

    Hajde lajm hajd! Dyshohet se jane larguar ne drejtim te Librazhdit, por me pas “policia ka rrethuar Elbasanin”! Tani cila dyshohet; Jane jashte Elbasanit, apo brenda Elbasanit! Apo me nje rrethim policia ka edhe Elbasanin, edhe te gjithe Shqiperine jashte Elbasanit!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje