Arrestohet i dyshuari që ekzekutoi Fatmir Pulën në Krujë

4 Shkurt 2016, 10:14Kronika TEMA

Arrestohet Elton Ceka, i cili akuzohet se është personi i cili ka qëlluar me automatik në drejtim të Fatmir Pulës mbrëmjen e 19 janarit 2016.

Policia e Durrësit deklaron se Ceka, i cili ishte shpallur në kërkim ka pranuar të dorëzohet pas negociatave të policisë.

Pesë të dyshuar të tjerë janë në pranga, të akuzuar për vrasjen e Fatmir Pulës.

Zbardhja e ngjarjes

Policia arrestoi ne daten 20 janar 5 autoret e dyshuar të krimit dhe ndërkohë u bë shpallja në kërkim e shtetasit Elton Ceka.

Konkretisht, u arrestuan shtetasit:

1.Admir Haka 32 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëbajtje pa leje;

2.Herton Haka 18 vjeç, lindur në Zezë, Krujë;

3.Aleksander Haka 28 vjeç, banues në në fshatin Zezë, Krujë;

4-Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë;

5-Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në bashkëpunim me shtetasin Elton Ceka, kishin vendosur grabitjen e shtetasit Fatmir Pula, ndërsa ky i fundit po kthehej nga lokali i tij që e kishte me qira në Kamëz, për në banesë, në fshatin Zezë, Krujë.

Mekanizmi i Ngjarjes.

Shtetasi, Olti Metuku e ka mbajtur nën vëshgim viktimën në momentin që ai ka dalë nga lokali dhe ka lajmëruar autorët e tjerë.

Shtetasi, Herton Haka (vëllai i Admir Hakës), ka qenë i fshehur në kthesën që të çonte në banesën e viktimës, nga fshati Nikel për në Zezë, dhe ka njoftuar dy autorët e tjerë që makina ku ndodhej viktima po vinte në drejtim të tyre.

Dy shtetasit e armatosur Elton Ceka (me armë zjarri automatik) dhe Admir Haka (me pushkë), i kanë bllokuar rrugën viktimës me thasë me shkarpa. Fatmir Pula nga gjetur vdekjen e menjëhershme pas goditjes me 4 plumba nga Elton Ceka.

Shtetasi Aleksandër Hakaj i ka furnizuar me fishekë autorët, i ka strehuar natën e krimit, dhe njëkohësisht ka mbajtur edhe armët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

– një armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62;

– një pushkë model 63;

– 4 copë fishekë luftarakë.

Lidhja e familjarëve me autorët

Shtetasit Admir dhe Herton Haka janë vëllezër dhe njëkohësisht komshinj me viktimën.

Shtetasi Aleksandër Haka është djali i xhaxhait të shtetasve të mësipërm.

Shtetasit Hekuran Boci dhe Olti Metuku janë kunetërit (burrat e motrave) të shtetasve Admir dhe Herton Hakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme

1 komente në “Arrestohet i dyshuari që ekzekutoi Fatmir Pulën në Krujë”

  1. hajrie hom'ni says:

    Hajde-hajde, gjithe Shqiperia per ne burg. Kryehajdutet (pushtetaret & “deputetet”) dhe kryekriminelet (gjykatesit & mjeket) Jane jashte, pasi i bie te burgosin veteveten.
    Thone pastaj, qe “diktatori” izoloi si ne burg Shqiperine. Pse shani “diktatorin”, se ~ 70% e popullsise per ne burg jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje