Gjatë natës së kaluar vijoi krehja e zonës për gjetjen dhe sekuestrimin e provave të tjera materiale që do të shërbejnë për zbardhjen e vrasjes së 3-fishtë në Elbasan.
Një grup ekspertësh vijojnë kqyrjen e kamerave të sigurisë të sekuestruara në një disa lokale dhe biznese që mund të ndihmojnë në identifikimin e automjetit me të cilat kanë lëvizur autorët.
Njëkohesisht forcat speciale RENEA e FNSH edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës kanë vijuar kontrollet e banesave dhe shoqërimin për t’u marrë në pyetje të personave të dyshuar apo që mund të kenë djeni në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Në këtë kuadër gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë kontrolluar 16 banesa në gjithë qarkun Elbasan.
Policia ka shoqëruar për verifikim 19 persona.
Janë kontrolluar 13 mjete të dyshuara si automjeti që mund të kenë përdorur autorët e krimit.