Vrasja e trefishtë në Elbasan, kamerat nuk i kanë fiksuar autorët

5 Shkurt 2016, 18:12Kronika TEMA

Megjithë kontrollet e shumta dhe pyetjen e mjaft personave  policia dhe prokuroria e Elbasanit ende nuk ka  rënë në gjurmë të autorëve të masakrës, që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan nga ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Mesa duket edhe kqyrja e kamerave të sigurisë të lokalit apo objekteve afër nuk kanë mundur të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Mësohet se e vetmja kamer që ka fiksuar diçka nga dinamika e ngjarjes, po jo shumë të  qartë është ajo e rrugës përballë lokalit.

Por, sipas burimeve të Ora News, pamjet janë të paqarta dhe nuk ndihmojnë  dot në identifikimin e autorëve.

Ndërsa kamerat që kishte vetë lokali nuk kanë fiksuar asgjë, pasi atë ditë nuk kanë qenë në punë.

Mësohet se ende është e papërcaktuar qartësisht edhe pista kryesore e vrasjes.

Dyshimet e para ishin për hakmarrjen disa vjeçare që fisi Çapja kishte me fisin Mema, por ndërkohë mësohet se këta të fundit kanë njoftuar menjëherë policinë, duke i thënë se nuk janë të përfshirë dhe se vihen në dispozicion të hetimeve. Madje sipas burimeve ata kanë kërkuar edhe mbrojtje.

Ndërkohë policia dhe FNSH kanë vijuar kontrollet gjatë orëve të vona të mbrëmjes se djeshme dhe orët e para të mëngjezit të së premtes.

Mësohet se janë kontrolluar 16 banesa dhe janë shoqëruar për verifikim 19 persona.

Gjithashtu  janë kryer verifikimi i 13 mjete të dyshuara me atë si automjeti që kanë kryer krimin.

1 komente në “Vrasja e trefishtë në Elbasan, kamerat nuk i kanë fiksuar autorët”

  1. Toni says:

    Komisioni I Sigurise te atij palo-Parlamenti vetem 3 dite me pare hodhi poshte nje projektligj te sjelle nga Ministria e Brendshme per te pajisur gjithe bizneset private me kamera. Spartaku i currufjepsur I LSI bashkoi votat me Nul Moken e PIDH(partise idealeve te dhjetorit) per te mose kaluar kete projekt pasi “shkelej privatesia” e qytetareve. Imagjino sa e lehte do ishte per tu kapur keta kriminele sikur gjithe bizneset rreth eqark te ishin te pajisura me kamera. Turp per politikanet tane palaco dhe te inkriminuar deri ne palce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje