Prokuroria kërkon burg përjetë për bashkëpunëtorin e Ilir Kupës

5 Shkurt 2016, 11:11Kronika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi burg për jetë për Fatos Sulën, bashkëpunëtori i Ilir Kupës në arratisjen e famshme nga burgu i Trikallasë në Greqi.

Kupa dhe Sula u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi në mars të vitit 2013, ku edhe plagosën dy roje.

Dosja e Sulës u gjykua më vete nga ajo e Ilir Kupës dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në organizatë të strukturuar kriminale dhe grabitje të armatosur me dhunë.

Ndërkohë, Ilir Kupa do të gjykohet më vete pasi ai nuk ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje