Rama: Krime ndodhin dhe në Gjermani, është turp të baltosësh Policinë e Shtetit

6 Shkurt 2016, 17:36Kronika TEMA

Në javën  që  kulmoi me ngjarje të rënda kriminale kreu i qeverisë dhe ministri i Brendshëm  nxorën si shkaqe, mugesën e drejtësisë në vend të cilën e kanë në shënjestër si sektor që duhet reformuar rrënjësisht. Nga Durrësi ku janë ndalur për anëtarësimet e radhës në partinë Socialiste kryeministri mori si shembull  krimin që ekziston edhe në vende si Gjermania.

Edi Rama: Sigurisht që ndodhin krime. Ku nuk ndodhin krime?! Përpara pak javësh, natën e vitit të ri në vendin më të sigurtë më të Europës, në sheshin e njerit prej qyteteve më të mëdha të atij vendi u deklaruan mbi 60 vjaza dhe gra të pëerdhunuara, për të mos folur plot e plot raste të tjera. Ca dua të them me këtë? Dua të them që është gjëja më e lehtë, por edhe gjëja më e turpshme që pas cdo krimi që ndodh të çohesh dhe të baltosësh Policinë e Shtetit, spese njerëzit nuk janë aq mëndje lehtë sa për fat të keq politika i ka kujtuar gjithë këto vite, dhe njerëzit e dinë shumë mirë ta bëjnë dallimin.

Saimir Tahiri: Unë pyes, si ka mundësi që ata që kanë bërë vrasje, ata që kanë bërë vjedhje, arrestohen nga Policia dhe dalin përsëri nga burgu? I lë drejtësia të lirë.

E ndërsa përsa i përket shëndetësisë falas  një prej premtimeve më të mëdha të qevrisë lideri socialist  pranoi duke cituar nje shprehje popullore se ky prmetim nuk eshte realizuar.

Edi Rama:  Për të bërë shëbndetësinë falas. Shëndetësia falas nuk është një fjalë gojë, është arsye e plotë për të kujtuar shprehjen “Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”

Rama  ftoi qytetarët që të anëtarësohen në Partinë Socialistë pasi vendi po ecën drejt reformave  duke e lidhur me vlerësimin e Agjencia prestigjioze e kreditimit, Standard and Poor’s e cila  përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga B në B+ .   

4 komente në “Rama: Krime ndodhin dhe në Gjermani, është turp të baltosësh Policinë e Shtetit”

  1. e verteta says:

    Ne jemi si Gjermani, PO popo. Ne jemi si Gjermani, ka te drejte Edrama.


    Shpresoj Merkel te veje mend se dicka nuk eshte ne rregull kur te permend Shqiptari per te keq.
    Rrofte Partia me ne krye xhaxhin! Jena te forte si celiku.

  2. lola says:

    Nuk eshte koha per te lozur kungulleshen, duke e kaluar fajin sa ne nje dikaster te tjeteri. Ju jeni ne pozitat kyce te drejtimit te vendit. Nuk mund te bindeni askend qe disa arrestohen nga policia dhe i nxjerr nga burgu gjyqesori. Ne se gjykata i nxjer nga burgu e bazon nxjerrjen e tyre ne ligjet qe ju vete keni miratuar, atehere rregulloni ligjet, sepse ne thelb faji eshte i ligjberesve dhe ju kete nuk duhet ta anashkaloni duke marre shembull gjermanin si Saliu dikur por per nje krahasim tjeter.Veprimet e gjyqesorit sot per mendimin tim jane pasoje e katrahures se ligjeve aspak te sakta e funksionale qe parlamenti ka miratuar.Mentaliteti i qeverise ne raport me qytetaret duhet te ndryshoje, duhet te jete i sinqerte,pa mashtrime, duke thene gjendjen reale dhe pergjegjesine e saj reale. Sinqeriteti eshte vizion,eshte moral,eshte pergjegjesi,eshte qytetari.Te jesh i sinqerte eshte gjeja me e mire

  3. hajrie hom'ni says:

    Po mor koqe po, mos u perzi kot me Gjermanine, se ngjarjet e Köln-it, jane per te eleminuar Merkelin. Kujt i’a mba me bo zullume ne Gjermani, mor kaqol??? Azilantet diskriminohen kudo ne Gjermani, te kasa e supermarketit, ne autobuz…kudo. Kujt i’a mba me perdhunu ne Gjermani? Ato te shkrijne, jane pasardhes te Hitlerit.

    Mos do te thuash dhe ti, qe jemi te dytet pas Gjermanise, si ai shpellari?????

    Mosnu

  4. . says:

    Gjermania ashte shtatedhjetmilion banor. kriminaliteti i tyre i barabart me shqiperine e cila perbehet nga dymiljon banore.Krimi ne shqiperi lulezon nga mungesa e ligjit i cili nuk zbatohet.drejtesia shqiptare ne duart e te korruptuarve dhe bashkpuntore te regjimit berishoviq.qeveria te mos largoje vemendjen e popullit ,por ti jape zgjidhje drejtesise shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje