Masakra në Elbasan, dëshmitari: Si iu bllokua arma autorit që hyri për të na vrarë

7 Shkurt 2016, 09:29Kronika TEMA

Masakra e Elbasanit mund ta kishte më të thellë bilancin e viktimave nëse arma e njërit prej autorëve nuk do të ishte bllokuar.

Disa nga të mbijetuarit kanë dhënë dëshmitë e para për atë çfarë ndodhi, teksa ata ishin mbledhur në lokalin ku ndodhi krimi i rëndë.

Burime të Policisë, e cila po punon paralelisht me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për këtë ngjarje, bënë të ditur se njëri prej të mbijetuarve, emri i të cilit për efekt sigurie të hetimi nuk bëhet i ditur, ka deponuar gjithçka ndodhi natën e ngjarjes.

Dëshmia

Sipas dëshmisë së tij, personat qëlluan pa mëshirë drejt tyre duke zbrazur karikatorin e armëve të rënda. Madje, njëri prej tyre para se të largohej tentoi të qëllonte edhe mbi trupat e të shtrirëve, me sa duket për t’u bindur se ata kishin ndërruar jetë, por fatmirësisht arma ishte bllokuar dhe ai ishte nisur menjëherë pas bashkëpunëtorëve të tij për të hipur në mjetin që i priste në rrugë.

I mbijetuari nuk ka dhënë shumë detaje rreth përshkrimit fizik të autorëve, pasi, veç kamuflimit të veshjeve, ata janë gjendur edhe në befasi.

“Duket sikur ata kanë dashur të na vrisnin të gjithëve. Arma ngeci dhe ne shpëtuam, ndryshe do të kishim vdekur të gjithë.Autorët e tjerë menduan se ne kishim vdekur, pasi kishim marrë plumba dhe ne u shtirëm si të vdekur”, ka rrëfyer për hetimorët i mbijetuari i masakrës që ndodhi mbrëmjen e 3 shkurtit.

Pritet që të merret edhe dëshmia e disa prej të plagosurve, të cilët janë në gjendje më të rëndë, pasi deri tani ka qenë e pamundur për t’i marrë në pyetje. Tashmë, për hetimorët çdo detaj i thënë nga vetë të plagosurit mund të çojë drejt zbardhjes së identitetit të autorëve.

Paraprakisht janë duke u hetuar disa emra konkretë për krimin. Por për efekt të sekretit hetimor dhe të çështjes mjaft delikate mes dy fiseve në Elbasan, policia është mjaft hermetike në dhënien e informacionit. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga familja Çapja, raporton Panorama.

Në ngjarje të mëparshme ata kanë reaguar me njoftime për mediat, duke u distancuar nga autorësia. Por në lidhje me këtë krim që dyshohet se shënjestër ka qenë kjo familje, nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre.

4 komente në “Masakra në Elbasan, dëshmitari: Si iu bllokua arma autorit që hyri për të na vrarë”

  1. elbasandhiu says:

    iken keta te uneversit me ne fund,se na kishin care karin si me te fortet te elbasanit,kurse tani me jane me fiktimat e elbasan,asnje hak sdo marrin me dote se iken per lesh te gjithe,kush do marri hak ai lenc kok pidhi qe shpetoje per nje qime,sa hero do tja hedhi ky lenci per te shpetuar bythen,do ta kapi edhe kete plumbi nje dite,se ka bere nena te pafajshme te qajne,prandaj asnje meshire per kete familje,edhe une ter diten ne elbasan jam,po nuk ka ardhur te me qellojne me bresheri kalllashi askush,sepse nuk i kam bere keq njeriut,kurse keta dicka kan bere dhe e hangren me ne fund.

  2. Flori says:

    Po pse mer cuna nuk i kontrolloni armet ose te merrni arme rezerve kur niseni per ksoj gjonash? Jazek ju qofte. Kishit te dore me bo alamet pastrimi.

  3. Flori says:

    Po pse mer cuna nuk i kontrolloni armet ose te merrni arme rezerve kur niseni per ksoj gjonash? Jazek ju qofte. Kishit te dore me bo alamet pastrimi.

  4. Nul ndoka says:

    Dylberet elbasonit vetem kajmoklije e ballokume dine. Asaj pune mos ju ndani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje