Dështojnë dosjet penale për krimet kibernetike në Shqipëri për shkak të problemeve në laboratorin e policisë shkencore.
ABC News ka mësuar se Prokuroria po mbyll qindra dosje penale, edhe me persona nën hetim për krime të ndryshme kibernetike, për shkak të mungesës së ekspertëve në laboratorin e policisë shkencore dhe bazës logjistike.
Burimet thonë se janë qindra dosje penale, që presin vetëm akt-ekspertizat e laboratorit të policisë shkencore por që vonesat e kryerjes së këtyre ekzaminimeve po çojnë në pushim të hetimeve penale.
Sipas prokurorisë, prej muajsh laboratori i Policisë nuk kthen përgjigje për ekspertime të cilat janë dërguar për t’u kryer.
Ka raste, thonë prokurorët që deri në 2 vite ka dosje që pret vetëm kryerja e akt-ekspertizës së laboratorit, por që për mungesë të këtij ekzaminim dosjet po pushohen pasi po kalojnë të gjitha afatet hetimore.
Dosjet për të cilat prokurorët thonë se janë të detyruar ti pushojnë kanë të bëjnë me mashtrimet kompjuterike, ndërhyrjet në rrjetet kompjuterike apo edhe në shumë raste të vjedhjes me anë të kartave të klonuara bankare.
Ky shqetësim është ngritur dhe përsëritur edhe nga kryeprokruori Adriatik Llalla në takimet e hapura dhe mbyllura me mediat.
Shqetësim që i është bërë të ditur edhe vetë ministrit të Brendshëm në takimet e ndrysme, por që nuk ka ndryshuar asgjë në laborator.
Edhe vetë drejtori i këtij institucioni, Dritan Zoto në një letër drejtuar eprorëve të tij, shpreh shqetësimin e mungesës së ekspertëve, materilave elementare për rastet e tilla dhe përsëri asgjë nuk ka ndryshuar.
Në letrën që ABC News e ka siguruar ndër të tjera thuhet se vetëm për vitin 2015 në laborator janë dërguar rreth 1500 vendime ekspertime por që qindra prej tyre nuk kanë përfunduar për shkak të mungesave materiale.
Drejtori Zoto thotë se laboratori ka vetëm 3 specialistë në gjendje për kryerjen e këtyre ekzaminimeve që është një numër shumë i vogël në krahasim me eskpertizat që duhen kryer.
Ai gjithashtu thotë se ka mungesë të hardisqeve dhe ata pak që i disponon laboratori janë të mbushur dhe po punohet me hard-disqe personal të ekspertëve apo USB të marr nga shtëpia. Kjo gjendje vazhdon edhe sot, pasi ministria e brendshme, thonë burimet nga prokruoria, nuk e sheh të arsyeshme të investojë në laboratorin e policisë shkencore.
PADITE E ENDRINA FUGES
eshte mire qe nuk trajtohen nga “tre mosketieret” e Dritan Zotos, qe vete ne pune me nallane lapardhaje dhe kerkon si idioti i turnit “hard disqe” per te kryer detyren qe nuk mund ta kryeje per injorance e trushkuleri.
Dihet qe shumice e ketyre 1500 padive, jane te Endrines, gabeles se Kryekalifit te Surrelit legjendar, qe kerkon me forcen e pushtetit te heshte mendimin e lire te atyre qe e votuan duke u mashtruar.
Asgje e komplikuar nuk qendron pas ketyre padive perronjake te kepurdhuara pas shirave ne vjeshte. Edhe nje adoleshenti po ti kerkohej pak ndihme, me dy klikime ne internet, mund tu jape zgjidhje shumices se padive qesharake qe bejne ti humbase gjumi Dritan Zotos edhe kur nuk fle. Nuk duhen qindra hard disqe per te bere nje analize te padive, mjafton vetem nje, e meqe mosketieret qenkan tre, mjaftojne tre hard disqe dhe 1500 cd-dvd per te zgjidhur kete dileme qesharake.
“Foensis programs” ne se nuk i kane ja dhuroj une me nje te rene te tastires ne se paskan kete mungese per te bere punen per te cilen paguhen, por nuk besoj te jete kaq banale situata qe ben te qaje Zoton e te qeshe gjithe te tjeret qe e degjojne, eshte pikerisht ne vendin e punes te pa merituar qe kane zene me bytheèpeshen e tyre tashme te bere nje me poltronat rrotullues te zyrave qe kane uzurpuar pa merite.