Beteja ligjore Ina Rama-KLD përfundon në Gjykatën e Lartë

6 Shkurt 2016, 19:51Kronika TEMA

Përballja gjyqësore e ish kryeprokurores Ina Rama me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe presidentin e Republikës përfundon në Gjykatën e Lartë.

Me një kërkesë rekurs depozituar më dt.16 janar 2016 KLD kërkon të rrëzojë vendimin e Apelit Administrativë që i jepte të drejtë Ramës për t’u rikthyer në postin e gjyqtares së Apelit në Tiranë, detyrë që ka mbajtur para se të bëhej kryeprokurore.

Por pas përfundimit të mandatit këtë të drejtë ja ka mohuar KLD dhe presidenti i Republikës, me të cilët ajo ka 2 vite që përballet nëpër gjykata, raporton Report TV.

Fillimisht ajo humbi procesin në shkallën e parë pranë Gjykatës Administrative për ta rifituar atë më pas në Apelin administrativë më një vendim të datës 26 tetor 2015.

Me këtë vendim të Apelit Adminisitrativ s’është pajtur KLD e cila kërkon nga Gjykata e Lartë të i mohohet kjo e drejtë ish kryeprokurores.

Prej largimit nga posti i kryeprokurores Ina Rama nuk është më në një funksion publik por punon në një biznes privat si drejtuese e departamentit juridik.

4 komente në “Beteja ligjore Ina Rama-KLD përfundon në Gjykatën e Lartë”

  1. Akili says:

    Fakti qe deri me sot Ish Kryepokurorja nuk eshte vendosur ne funksionin e meparshem ne gjykaten e Apelit tregon se lakejte e Berishes bejne ligjin ne Drejetesi dhe pa largimin e tyre nuk do kete as reforme e as drejtesi. Kjo drejtezi e berishizuar,korruptuar dhe kriminalizuar duhet larguar per ti lene vend njerezve te perkushtuar dhe profesioiniste qe per profesion kane mbrojtjen dhe dhenien e drejtesise.

  2. aliu says:

    Ne se doni vertet qe shqiperia te kete shtetin e se drejtes, gjykata,apo personi qe i ka mohuar te drejten qe ja jep ligji, kushdoqofte ai dhe presidenti,te shkarkohen nga administrata shteterore pergjithnje,te ndiqen penalisht dhe te gjobiten deri ne shkaterrim qe i kane mohuar nje te drejte qytetarit. Mendoje se duhet nje ligje ,qe ne se nje nepunes apo gjykates kushoqofte ai, nuk i jep qytetarit,apo kushdoqofte funksioni tij, te drejten qe i jep shprehimisht ligji, te perjashtohet pergjithnje nga administrata dhe te ndiqet penalisht, minimumi 5 vjet burg, si je hallk qe ve ne konflikt qytetarin me shtetin. Asnje nuk duhet lene te behet si me thene me katolik se papa, pra te dal mbi ligjin. Ligji duhet te mbroje ne radhe te pare qytetarin, dhe ne se lihet ne gjykimin e nje horri qe eshte gjyqtar sigurisht qe lind korrupsioni dhe padrejtesit.Mendoni se cfare behet me qytetaret e thjeshte qe sorrollaten me vite te tera per gjera qe duhet te mbyllen me nje seance gjyqsore dhe kjo ne shume raste per faji te ligjeve

  3. Daja says:

    Shqiperia ime eshte plot xhevahire.. Kujtoj se ka mbetur edhe sot e kesaj dite ( te pakten nuk eshte bere public ndonje vendim tjeter )pa u zbatuar vendimi I gjykates kushtetuese ne lidhje me Arben Rakipin shkarkimin e te cilit e konsideronte te paligjshem
    pra ligjerisht ai eshte edhe sot Prokuror I pergjitheshem ????!!!!

  4. Treviso says:

    Zonjez Ina Rama duhet ti paguhet 100% rroga per kohen e lire. Kjo shume parash duhet te dali nga Presidenti i shetit dhe Keshilli i larte i drejtesise per mosrespektimin e ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje