Masakra në Elbasan, autorët mund të kenë ikur nga Shqipëria

7 Shkurt 2016, 10:32Kronika TEMA

Autoret e vrasjeve në Elbasan mund të jetë larguar nga Shqipëria.

Policia bën të ditur se hetimet tashmë janë zgjeruar edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ka dyshime se autorët mund të jenë larguar që natën e krimit.

Për këtë shkak janë duke u hetuar daljet në sistemin TIMS, duke nënvizuar kështu emra të mundshëm të cilët mund të jenë me precedentë, problematikë, apo që mund të kenë dijeni për krimin e ndodhur.

Sipas të dhënave, po hetohen daljen në pikat kufitare të Rinasit, Greqisë, Maqedonisë, por edhe me Kosovën. Zyrtarisht nuk bëhet e ditur nëse kanë vënë në rreth ndonjë emër. Nuk përjashtohet dyshimi e as dalja nëpërmjet kufirit të gjelbër, ndaj do t’u kërkohet  bashkëpunim edhe policive të shteteve fqinje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje