Elidona Demiraj është vrarë në mënyrë tronditëse pak ditë në Angli.
Dyshohet se ajo është vrarë nga i shoqi, vetëm tre muaj pas martesës.
Por, për momentin nuk ka ende asnjë pistë të qartë.
Babai i vajzës ndërkohë, Halil Demiraj, ka zgjedhur Facebook-n për të shpjeguar se çfarë di ai për martesën tre mujore të vajzës së tij.
Ja çfarë shkruan ai:
Menduam se ishte e lumtur, komunikonim çdo ditë me të dy, me numrin e Elidonës dhe me numrin e Lulzimit.
Nuk i mungonte buzëqeshja e zakonshme, vetëm se u zbeh pak në 2-3 ditët e fundit.
Lulzimi, i quajtur Arben, ishte në punë pesë ditët e javës dhe Elidona në shtëpi.
Ditët e fundit, sipas tyre, do rregullonin apo riparonin sistemin e ngrohjes me gaz në shtëpi.
Pastaj na doli se shtëpia qenka dhënë me qira të paligjshme në të zezë.
Sipas Lulzimit (Arbenit), duhej ta lironin e për këtë qëllim atë ditë kanë pasë një vizitë në shtëpi nga 3 veta, nga të cilët njëri prezantohet si punonjës policie, gjithnjë sipas Lulzimit (Arbenit).
Elidona rastësisht hyn nga dhoma tjetër dhe dëgjon bisedën, gjë e cila nuk i pëlqen Lulzimit (Arbenit).
Pikërisht këtë ditë, më 28 janar, Lulzimi (Arbeni) nuk shkon në punë.
Mbasdite më telefonon e më thotë: Unë dhe Elidona do ndahemi.
Arsyeja: Më ka ofenduar 2-3 herë dhe asgjë tjetër.
Elidona thoshte: Nuk e di çfarë e gjeti sot.
E habitur nga ky vendim, po qante.
Lulzimi thotë: Deri nesër në orën 8 të mëngjesit është këtu, pastaj të shkojë ku të dojë.
Telefonova mikun tim të shtëpisë, Blerimin, i cili merr me vete edhe shoqen e Elidonës, Olivertën dhe i themi: Na merr vajzën urgjent.
Blerimi e Oliverta habiten me këtë vendim të pashkak, megjithatë marrin Elidonën dhe largohen.
Të nesërmen, bashkëshorti mashtrues, mizor dhe i pabesë, bie në gjunjë i penduar për t’u pajtuar me Elidonën dhe ia arrin qëllimit.
Me gjithë ndërhyrjen tonë që të mos shkojë kurrë në shtëpinë e Lulzimit, Elidona nga presioni, pajtimi apo mashtrimi, i bindet dhe shkon tek Lulzimi më 29 janar.
Të nesërmen, Lulzimi (Arbeni) ‘sëmuret’ dhe Elidona e çon në spital më 30 janar.
E shohim duke qarë pranë të ‘sëmurit’.
Më datë 31 janar përgatisin plaçkat për të ndërruar shtëpinë, gjoja të nesërmen sipas kontratës, që mund të ishte lidhë atë natë nga personat që vizituan shtëpinë.
Në mbrëmje kemi komunikuar me të dy, të cilët dukeshin jo vetëm të pajtuar për zënkën e së enjtes, por edhe të “lumtur”.
Ishte presion apo pajtim?
Këtë nuk e kuptuam.
Elidona mbante bluzë me krahë të gjatë dhe një shall të madh në qafë.
Tani mendojmë se përse Lulzimi, kur mori Elidonën në Angli, i kishte thënë asaj mos merr unazën, as orën dhe varëset e qafës që ia kishte dhuruar në fejesë.
O Zot! Këtë e dëgjova me vonesë nga familja.
Të hënën, duke menduar se po ndërrojnë shtëpinë, nuk i telefonuam deri nga ora 10.,
Pastaj gjithë ditën telefonat nuk u hapën më.
Deri në darkë kur morëm vesh vdekjen e Elidonës.
Jam në ankth dhe në pritje të zbardhjes së kësaj tragjedie nga drejtësia britanike.
Presim me padurim të na vijë sa më parë pranë familjes trupi i pajetë i Elidonës.
Cfare te thuash me… T akete dheun e lehte. Shqiptaret, kafshe mizore. Gjithe ato para qe pastrohen ne Shqiperi jane te pista dhe me gjak njerezish. Nje dyqan kepucesh nuk shet kepuc por pastron para… Nje busines qe nuk prodhon gje por pahon punetore pastron para… Vend katastrofik.
Shoku im i femijerise,ti ke qene gjithnje nje njeri jo i mire por aq i mire sa per tu marre shembull nga te gjithe dhe ne syte e ne shokeve te tu te gjimanziti i tille ke mbete,kur pashe komentin tend jam tronditur shume per vdekjen makaber te vajzes suaj,qe e keni rr itur me shume sakrifica
Halil per njeriun jane te gjitha miresite e ligesite e kesaj bote ty te ra te marresh nje nga keto,une uroj nga thellesia e shpirtit tim qe ti dhe bashkeshortja juaj e nderuar te gjeni kuraje e te beheni te forte te perballoni kete fatkeqesi qe rende ka pllakosyr familjene tuaj
familjarisht te gjendime prane me zemer te thuyer
te pershebdes dhe natya ju dhente kurajon dhe forcen e duhur
me respekt muhamet e valdet dunisha
Prape rob me 2 emra.
Po ti mor njeri i urte si e mblekse vajzen me lloj lloj halabaku,vetem kur sheh nje njeri me shume emra e kupton me ke ke te besh,ti e ke vrare vajzen tende ,ndjese paste.
Ik o grris bythen.
Cfare fatkeqesie. Familja perpiqet ti jape vajzes nje jete me te mire duke i martuar jashte, por kthehet ne tragjedi.
Duhet te jete nje paralajmerim per brezin e ri, lumturia nuk blihet…
NJE VRASJE MAKABER QE NA PLAGOSI TE GJITHEVE
– Te gjithe ne shqiptaret jemi sot per kryshendosh!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Asnje ngushellim nuk mund te ringjalle Valbonen.
Asnje ngushellim nuk mund te riktheje ne gjirin e prinderve bijen e tyre, te vrare ne menyren me barbare e te
pabese.
Asnje ligj nuk mund te lehtesoje barren e rende te krimit te nje vrasesi te pashpirt, te nje perbindeshi .
Asnje “burreri malesori” nuk mund te perligje sadizmin dhe paburrerine e nje “burri pa burreri” qe iu prish burreria sepse e shoqja e kishte degjuar nje bisede te tij me siguri te dyshimte me tre persona te dyshimte…
Bisede per cfare !?
Per ta nxjerre ne trotuare?
Per ta shitur ne rrjetet banditeske te kruverise!?
Per ta mbajtur ne skllaveri seksi!?
Perdnryshe pse do ti kerkonte asaj ky perbindesh te mos merrte me vete ne Angli as unazen as sendet e dhuruara kur u fejuan a martuan !? Pse ? Pse ?
Cfare fshihte kjo kerkese sa absurde aq edhe kobndjellesi !?
Jam i bindur dhe i sigurte se Skotlandi Jardi dhe drejtesia britanike do te zbuloje aresyen e ketij krimi makaber dhe do te jape ndeshkimin shembullor per fajtorin!
Por as kjo nuk do ta ringjalle kete shtojzovalle tropojane!
Asgje e askush nuk mund tua riktheje familjes dhe shoqerise, njerezimit kete zane mali qe i hoqen krye te drejten e te gjitha te drejtave njerezore, ate per te jetuar jeten e vet.
Drite i paste shpirti rinor ne Parajse!
Force e durim, besim ne drejtesi e ligj prinderve e familjes se saj.
Jo hakmarrje e gjakmarrje qe aq shume e kane vrare e plagosur Malesine tone te Gjakoves sidomos ne cerekshekullin e fundit kur Ligji i Saliqit ia futi flaken jo vetem Malesise, por mbare Shqiperise! Por askujt me fort e me eger se Malesise se Gjakoves- Kandaharit te Shqiperise.
E mos harroni se nuk jeni vetem ne dhimbjen tuaj te papershkruar nga pabesia e nje vrasesi te pa shpirt qe vajza juaj dhe ju ia besuat jeten e saj per nje jete me te mire e te lumtur e jo per t’ia marre shpirtin barbarisht e pabesisht!
Behet fjale per nje vrasje makaber, pa aresye, te cmendur qe ia mori jeten bijes suaj te dashur!
Jo vetem asaj !
Sic themi ne malesoret sot te gjithe ne, jo vetem tropojanet, por krejt shqiptaret jemi per kryeshendosh!
Eshte nje vrasje makaber qe na ka plagosur te gjitheve !
Opinione
NJE VRASJE MAKABER QE NA PLAGOSI TE GJITHEVE
– Te gjithe ne shqiptaret jemi sot per kryshendosh!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Elidona Demiri, 25 vjec, nga Tropoja vritet barbarisht nga bashkeshorti i saj Lulezim Qeleposhi, alias Arben Rexha ne Londer, Angli vetem tre muaj pas marteses.
Kjo tragjedi per Elidonen dhe familjen e saj prinderore ka tronditur opinionin shqiptar anembane.
E eger, barbare, makaber, tronditese per kedo qe meson dhe lexon tregimin e babait te saj Halil Demiri per tragjedine e papritur e te pa pakujtuar per bijen e vet si lule e keputur ne kulmin e leulezimit te saj….
Asnje ngushellim nuk mund te ringjalle Elidonen.
Asnje ngushellim nuk mund te riktheje ne gjirin e prinderve bijen e tyre, te vrare ne menyren me barbare e te pabese.
Asnje ligj nuk mund te lehtesoje barren e rende te krimit te nje vrasesi te pashpirt, te nje perbindeshi .
Asnje “burreri malesori” nuk mund te perligje sadizmin dhe paburrerine e nje “burri pa burreri” qe iu prish burreria sepse e shoqja e kishte degjuar nje bisede te tij me siguri te dyshimte me tre persona edhe me te dyshimte…
Bisede per cfare !?
Per ta nxjerre ne trotuare?!
Per ta shitur ne rrjetet banditeske te kurverise!?
Per ta mbajtur ne skllaveri seksi!?
Perdnryshe pse do ti kerkonte asaj ky perbindesh te mos merrte me vete ne Angli as unazen as sendet e dhuruara kur u fejuan a martuan !? Pse ? Pse ?
Cfare fshihte kjo kerkese sa absurde aq edhe kobndjellese !?
Jam i bindur dhe i sigurte se Skotlandi Jardi dhe drejtesia britanike do te zbuloje aresyen e ketij krimi makaber dhe do te jape ndeshkimin shembullor per fajtorin!
Por as kjo nuk do ta ringjalle kete shtojzovalle tropojane!
Asgje e askush nuk mund tua riktheje familjes dhe shoqerise, njerezimit kete zane mali qe i hoqen krye te drejten e te gjitha te drejtave njerezore, ate per te jetuar jeten e vet.
Drite i paste shpirti rinor ne Parajse!
Force e durim, besim ne drejtesi e ligj prinderve e familjes se saj.
Jo hakmarrje e gjakmarrje qe aq shume e kane vrare e plagosur Malesine tone te Gjakoves sidomos ne cerekshekullin e fundit kur Ligji i Saliqit ia futi flaken jo vetem Malesise, por mbare Shqiperise! Por askujt me fort e me eger se Malesise se Gjakoves- Kandaharit te Shqiperise.
E mos harroni se ata nuk jane vetem ne thimble e tyre te papershkruar nga pabesia e nje vrasesi te pa shpirt qe vajza dhe ata vete ia besuan jeten e saj per nje jete me te mire e te lumtur e jo per t’ia marre shpirtin barbarisht e pabesisht!
Behet fjale per nje vrasje makaber, pa aresye, te cmendur qe ia mori jeten bijes se tyre te dashur!
Jo vetem asaj !
Sic themi ne malesoret sot te gjithe ne, jo vetem tropojanet, por krejt shqiptaret jemi per kryeshendosh per kete vrasje jo dosido!
Eshte nje vrasje makaber qe na ka plagosur te gjitheve !