Sportisti dhe politikani i arrestuar mbrëmjen e së dielës (7 shkurt) për ndërtimin e paligjshëm të 9 pallateve në plazhin e Velipojës rezulton një biznesmen i njohur në qarkun e Shkodrës. Karriera politike e Sait Fishtës nisi në vitin 2009 ku ai për herë të parë garoi për deputet në siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ish-kampioni kombëtar i mundjes nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, por nuk u tërhoq nga politika. Fishta tentoi sërish në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, këtë herë në listë me numrin 8 në qarkun e Shkodrës nga Partia Socialiste.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, emri i politikanit 53-vjeçar Sait Fishta ka dalë dhe në përgjimet e ish-administratorit të borxheve të kompanisë që do të mblidhte borxhet e CEZ, Kastriot Ismailajt, ku flitej se si duhet të ndihmohej Fishta për të marrë një kredi për zgjedhjet e 2009-ës.
Sait Fishta u fut në politikë pas 2 dekadave në aktivitetin e biznesit. Prej vitit 1991 krijoi kompaninë Fishta shpk.
Ai rezulton se është ndërtuesi i një sërë kompleksesh banimi në Shkodër prej viteve 2002 deri në 2011, kohë në të cilën ai nisi kompleksin turistik “Fishta” në plazhin e Velipojës.
Bëhet fjalë pikërisht për kompleksin për të cilin Sait Fishta u prangos nga policia me akuzën se ndërtimi është i paligjshëm, shkruan Report TV.
Por në vitin 2012 Fishta kish njoftuar me anë të një reklame publike se kompania e tij kishte fituar lejen nga Këshilli Kombëtar i Territorit drejtuar në atë kohë nga kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i ndjerë Sokol Olldashi.
Në qarkun e Shkodrës Sait Fishta njihet dhe për raportet e tij të afërta me deputetin Tom Doshi.
Fishta akuzohet se përfitoi 50 leje të paligjshme në plazhin e Velipojës
Sait Fishta, biznesmen dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2013 në qarkun e Shkodrës u ndalua të dielën me urdhër të prokurorisë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”. Ai ishte në hetim në cilësinë e administratorit të kompanisë “Fishta sh.p.k”, që sipas prokurorisë së Shkodrës ka përfituar 50 leje ndërtimi të paligjshme në plazhin e Velipojës.
Në një njoftim të mëparshëm të tetorit 2015, Prokuroria deklaroi se lejet për 50 ndërtesa janë firmosur në 4 mbledhje të KRRT-së së komunës Velipojë, të mbajtura nga maji deri në dhjetor të vitit 2010. Prokuroria pretendon se këto leje ndërtimi janë të kundraligjshme, pasi lëshimi i tyre ishte jashtë kompetencës së KRRT-së së Velipojës. Sipas saj, ndërtimet në bregdet mund të bëhen vetëm me lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit.
Në tetor 2015, prokuroria e Shkodrës urdhëroi arrestimin e ish-kryetarit të komunës Velipojë, Nikoll Marku, bashkë me tetë ish-anëtarë të KRRT-së me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas Prokurorisë, nëntë ish-zyrtarët i kishin dhënë kompanisë “Fishta sh.p.k” të drejtën për të ndërtuar 50 ndërtesa 3, 4 dhe 5 kate, si pjesë e një kompleksi turistik në plazhin e Velipojës.
Por ndërsa nëntë ish-zyrtarët e komunës ndodheshin në proces gjyqësor për lejet e paligjshme, në kantierin e ndërtimit të kompanisë “Fishta” në Velipojë kanë vazhduar punimet. Prokuroria i ka komunikuar biznesmenit Fishta se lejet e ndërtimit ishin të paligjshme dhe i ka kërkuar atij të ndërpresë punimet, pas arrestimeve të tetorit 2015. Moszbatimi i këtij urdhri i ka kushtuar ndalimin biznesmenit shkodran.
Para arrestimit të Fishtës, Prokuroria siguroi në gjykatë edhe një urdhër sekuestrimi për nëntë pallatet në proces ndërtimi të kompleksit turistik. Dy prej ndërtesave 6-katëshe që u sekuestruan ishin të përfunduara, ndërsa shtatë të tjera në proces.
Sait Fishta është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës, për shkak se kompania e tij e ndërtimit “Fishta sh.p.k”, e themeluar që prej vitit 1991 ka kryer me dhjetra ndërtime në qytet dhe në zonën e plazhit. Ai është angazhuar në politikë që në zgjedhjet e vitit 2009, kur kandidoi nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vitin 2013, emri i tij ishte në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, pa mundur të zgjidhet deputet.
Ca djallezie po dhe kte qe eshte zene ne flagrance per perfitime teresisht personale behet propogande qe eshte i LSI! Po ska ngel kush pa e kuptuar lojen e ktij gazetarit investigativ dhe grupi baltosjes qe e mbulon financiarisht. Po si mund te lejohen kto komplote, nga individe qe kerkonin te perdornin shtetin ne favor te interesave te tyre dhe sot qe nuk e kane me le te behet qameti ne kte vend.
Sait fishta eshte i njohur si trap i pangopur nga ata gomeret e paftyre qe mungesa e rregullave te lojes ne tranzicion i dha mundesine te behen pareli. Ky njeri shkaterroi Velipoje. gjithe keta qe shkaterruan Velipojen duhet te perfundojne ne burg dhe nder te paret duhet te jene zyrtaret qe i kane dhene leje dhe pastaj ndertuesit perfshire ketu dhe familjen mafioze te gon cels qe po shkaterron velipojen.
dallohesh nga emri qe i ke vene vetes per qfar pune je.klm
A jeni ne terezi apo jo o te degjeneruar te besh 50 nedertesa ne Velipoje me mire hidhi bomben atij vendi se nuk vlen me nje lek. Ky “zoteria” me 10 ndertesa qe ka bere qe jane SKANDALOZE ka shkaterru nje zone te madhe ku tani vjen vetem era gjiriz. Shteti po qe shtet ato 50 lejet i anullon ne menyren me urgjente sepse flitet te ndertohen ne nje plazh te vogel jo ne nje qytet. Kafshe gjithandej vetem lekun shohin asgje tjeter. Sa per politikan, politikan leshi do ishte perkufizim me i mire.
undefined
undefined
Gerrmo Tare gerrmo se aty eshte qeni i ngordhur. Me kesoj blloqesh jane pastruar parat e krimineleve dhe te politikaneve.
Ne kohen kur Fishta ishte sportist ne nje nga turnet e fundit jasht ,zoti Fishta nje çant sportive e ka pasur plot me dollar amerikan ku i gjith ekipi e ka dit pra si shum te tjer bisnesment e pare , me paret e te tjerve sot nuk dihet se ku kan perfundue mbasi huadhensit ia moren paret keshtu Fishta do te shkoj tek shokt .
Sa qesharake komentet e njerezve. Do ishte më mirë qe Velipoja te qendronte si ne vitet e Dulles me ca kabina gjithe lageshti dhe me çadra ushtrije ku njerezit do perdornin bidonat me uje per me la prapanicat e tyre tek shkurret. E ka shkaterru Velipojen thojne ca rob. Pika qe s’u bie se vetem nga xhelozija e kane. Popull me xheloz dhe i pacipe si ky i yni nuk ka. Te shkosh tek kompleksi Fishta eshte i vetmi vend ku mund te qendrosh si njeri, ku ne vende te tjera vetem balta dhe plehrat te mbulojne. Cdo mengjez shikon punetoret qe bejne pastrimin e rrugeve dhe te ambienteve, dhe te gjitha paguhet nga punonjesit e Sait Fishtes. Faji i tij i vetmi eshte qe nuk i ka dhon “kafen” prokurorit.
kompleksi i Sait Fishtes nuk ma merr mendja se e ka prishur imazhin e velipojes e cila nuk ka pasur ndonjehere imazh,por do thoja te kunderten qe i kane dhe nje pamje tjeter atij vendi por si duket shum njerez o nga zilia ose nga ndonje inat tjeter te pakuptimte shkruajne duke u fshehur pas pseudonimeve, fjale qe nuk i takojne atij.Ju komentuesit shpresoj qe te jeni njerez me te mir se ai por se besoj.
ju komentuesit me siper jeni njerez te kulluar e.njerez te flliqur.