Policia Kufitare shqiptare ka bllokuar një skaf të ngjashëm me atë që u bllokua nga policia italiane 4 ditë më parë, ku e gjet edhe një gjysmë ton hashashi i hedhur në det.
Gjatë aksionit për mbikëqyrjen e hapësirës së Adriatikut u bllokua një skaf, i pa regjistruar që po përpiqej të largohej në thellësi.
“Si rezultat i këtij aktiviteti nga Guardia di Finanzza dhe Policia italiane u identifikua një mjet me dy shtetas shqiptarë në bord që përpiqej të largohej për në thellësi. Ky mjet nuk është i regjistruar në regjistrin tonë. Gjithashtu gjatë operacionit të përbashkët, nga Policia Kufitare e Vlorës dhe ajo e qarkut në brigjet e Vlorës, nga kontrollet e zhvilluara u identifikua një mjet me dokumenta të parregullta i cili u bllokua,” thuhet në njoftimin e policisë.
Po vijojnë kontrollet nga Policia Kufitare Durrës, Vlorë, Sarandë, e në të gjithë hapësirën detare si dhe në vendbazimet e mjeteve lundruese.
Më 5 shkurt, një operacion i përbashkët i policisë shqiptare, Rojes Financiare italiane (Guardia Di Finanaza) si dhe policisë malazeze përfundoi me bllokimin në det të një sasie prej 500 kg drogë marijuanë, ndërsa trafikantët arritën t’i shpëtonin ndjekjes.