Një pako e dyshimtë tek qendra tregtare “Kristial” ka alarmuar policinë.
Raportohet se në rrugën “Medat Shtylla”, tek parkingu i Qëndrës Kristal, është gjetur një pako e mbështjellë me natriban.
E dyshuar si lëndë plasëse, personat e pranishëm kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Policia ka rrethuar menjëherë zonën.
Dyshohet se bëhet fjalë për eksploziv, që komandohet me telekomandë.