Policia pajiset me 73 motorrë të rinj/ Tahiri: Modernizimi, rruga e duhur

9 Shkurt 2016, 13:39Kronika TEMA
Policia pajiset me 73 motorrë të rinj/ Tahiri: Modernizimi, rruga e

Policia e Shtetit po vijon me hapat reformues e modernizues, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.

Pas prezantimit disa ditë më parë të uniformave të reja të policisë së Shtetit, u prezantuan 73 motorët e rinj.

Ministri i Brendshëm tha se u hodh një tjetër hap modernizues i Policisë.

“Sfida për ta bërë këtë vend më të sigurt nuk është sfidë e një ditë, as e një muaji dhe as e një viti, është sfidë që do bashkojë kapacitetet më të mira duke bërë bashkë policinë me çdo qytetar që pretendon që ky vend të bëhet më i sigurt”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se bota e krimit mobilizon burime financiare dhe infrastrukturë që shpesh herë është shumë para policisë, ndaj duhet reaguar në kohë.

Policia e Tiranës dhe disa qendrave urbane pasurohet me këtë njësi të lëvizshme. Modernizimi i policisë, modernizimi i teknologjisë dhe kapaciteteve infrastrukturore është rruga e duhur për rezultate të qëndrueshme. Lufta kundër krimit nuk fitohet dot brenda ditës ndaj duhet të forcojmë kapacitetet e policisë që bashkë me qytetarët të fitojmë kundër atyre që Shqipërinë e shikojnë si vendi ku mund të shkelet ligji dhe mund t’i bësh bisht drejtësisë. Punonjësit e policisë nëpërmjet këtyre reformave të jenë në gjendje të jenë sa më pranë qytetarëve për ta bërë jetën e tyre sa më të sigurt”, tha Saimir Tahiri.

Drejtori i Policisë Haki Çako tha se me këto shërbime synohet të garantohet kontroll më i plotë të territorit dhe rritet efikasiteti në luftën kundër krimit.

1 komente në “Policia pajiset me 73 motorrë të rinj/ Tahiri: Modernizimi, rruga e duhur”

  1. nji kafe me pak te lutem says:

    Politikanet tan shkaterruan komplet ushtrin se nuk i duhet me, se per atdheun se rruan njeri sot dhe investojn tek policia e armatosin gjer ne dhemb se ajo mbron jeten dhe parat e vjedhura te politikanve dhe biznesmenve te politikes ,se per kte popull te ter kriminelet shkojn ne drejtim te pa ditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje