Eksplozivi ndaj biznesnemit fierak, policia shoqëron babain e dy vëllezërve të dënuar për vrasjen e vëllait të tij

10 Shkurt 2016, 12:22Kronika TEMA

Dhjetë persona janë shoqëruar në policia në lidhje me vendosjen e eksplozivit në makinën e shtetasit Nuredin Suli. Rasti u regjistrua dje në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Policia thekson se pas fiksimeve nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar personat që kanë ikur me shpejtësi prej andej.

Megjithatë, autorët e këtyre ngjarjeve përdorin metoda më të specializuara për krimet e tyre duke anashkaluar edhe kamerat e sigurisë nëpërmjet maskimit.

Eksplozivi i llojit C4 ishte lidhur nëpërmjet një telefoni celular i tipit Nokia. Dje u tha se ishin rreth 200 gram tritol, por sot thuhet se bëhet fjalë për 300 gr tritol.

Gjithashtu, policia ka shoqëruar në komisariat për ta marrë në pyetje edhe shtetasin Sulo Sulo, babai dhe dy vëllezërit e të cilit janë dënuar nga gjykata për vrasjen e vëllait të Nuredin Sulit.

Ai është ndaluar në një lokal në Fier dhe është transportuar drejt Tiranës. Pista kryesore e policisë është ajo e hakmarrjes për hasmëri. Konflikti midis dy familjeve ka nisur për një copë tokë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje