Debati për BKH/Tahiri: As debati dhe as marrëveshjet, nuk bëhen me gënjeshtarë

11 Shkurt 2016, 14:42Kronika TEMA
Debati për BKH/Tahiri: As debati dhe as marrëveshjet, nuk bëhen

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi në parlament se opozita është tërhequr nga marrëveshja e dakordësuar më herët me shumicën dhe ndërkombëtarët, për ngritjen e Byrosë Kombëtarë të Hetimit.

“Një gjë kuptohet nga qëndrimet e kryetarit formal të PD-së dhe atij të vërtetit, se marrëveshja dhe debate nuk bëhet me gënjeshtarë.

Draftin, PD-ja e ka parë, modifikuar dhe për 10 ditë e kthyet në çështje pse nuk miratohet.

Seancën e kaluar ju pyeta, ndajeni mendjen se nuk është çështje e vullnetit formal, por real për të luftuar korrupsionin.

Drafti erdhi të unë me dakordësinë tuaj dhe partnerëve ndërkombëtarë, dhe u miratua në qeveri.

Problemi është te Kryetari formal, që edhe kur thotë PO, nuk e mban dot fjalën.

Më mirë të mos ishim dakordësuar, por të kishim një opozitë të vërtetë, që e mban fjalën kur bie dakord”, tha Tahiri.

Ai tha se askush nuk duhet të ketë merak për varësinë e Byrosë, pasi është Prokurori sipas draftit, që është në krye te veprimeve proceduriale.

Madje, sipas ministrit, është Prokurori i Përgjithshëm që jep pëlqimin me shkrim për emrin e Drejtorit të BKH, si një garanci më tepër.

Tahiri tha se opozita mund t’i bashkohet vullnetit të mazhorancës për të votuar draftin, për luftën kundër korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje