37.68 milionë lekë është dëmshpërblimi që ish-guvernatori Ardian Fullani kërkon të përfitojë nga Banka e Shqipërisë të cilën e ka paditur në gjykatë për ndërprerje të padrejtë të mandatit të tij.
Në kërkesë padinë e depozituar në Gjykatën Administrative, Fullani kërkon pagën dhe përfitimet që ai ka patur si guvernator dhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës nga shkarkimi i tij në shtator 2014 deri më 17 nëntor 2018 kur atij i mbaronte mandate, raporton Report TV.
Referuar deklaratave të pasurisë plotësuar nga vetë Fullni d rezulton se ai përgjatë vitit 2013 ka patur të ardhura vjetore 9.045.108 lekë.
Të ndara këto në 6.307.308 lekë si pagë vjetore dhe 2.737.800 lekë të ardhura honorare nga pjesëmarrja në Këshillin Mbikqyrës të bankës.
Ardian Fullani u shkarkua më 18 shtator 2014 dhe në kërkesë padi ai shkruan se mandati i përfundonte më 17 nëntor 2018, ku rezulton një diferencë me 50 muaj.
Të ardhurat mujore të Ardian Fullnit përfshi pagën dhe honoraret rezultojnë që për vitin 2013 të kenë qenë 753.759 lekë në muaj.
Me një llogari për 50 muaj përfitime që ish guvernatori kërkon në gjykatë me pagën 753.759 lekë në muaj, totali i faturës për buxhetin e shtetit nësë Fullani fiton gjyqin është 37.68 milion lekë.
Paga si guvernator në BSH
6.307.308 paga
Honorare si anëtar i KM në BSH vjetore
2.737.800 KM honorare
Hajde mendje hajde.. Jemi popull kokeulur.. Na rrjepin dhe S’te shohim ne sy.. Mire te na behet.. O Fullhani, I preferuari I Arvizuse, shit vetem nje ore te djalit dhe do marresh dyfish ate qe kerkon..
Ore pse thoni nga buxheti i shtetit ne rast se ky fiton leket ti mbahen nga rroga deputeteve qe votuan per ta hequr dhe keshillit mbikqyres.
Keshtu qe dhe ata te shterngojne bythen dhe te lexojne ligjet para se te votojne me syte mbyllur se do bracja ne facebook apo ndonje tjeter.
Okay! eshte nje rast ideal per te konceptuar reformen ne drejtesi.
Keto leke ti paguaj Prokurori I ceshtjes qe nuk ka gjetur (ndoshta kamufluar) provat qe skane bere te mundur vertetimin e akuzes
Boll e kemi mjele kete shtet
nuk i tha njeri ketij fullanes qe i vodhen miellin sy per sy kur ky ishte roje, kush mbane pergjegjsi une?????
Perpara ligjit dhe drejtesise ne Shqiperi jemi nje lloj te barabarte. I them EDI RAMES qe ligjin me te vertete e zbaton ne rregull, kur berberi nuk pret kuponin tatimor per qethje, 200 lek te reja, futet dhe kalbet ne burg, kurse kur vjedh Governatori i Bankes se Shqiperise me miliano Evro, ne kete rast me emer dhe mbiemer ARDIAN FULLHAJNI, nuk quhet hajdut, por quhet mekatar dhe nuk ka ditur se cfare ben, ne nje kohe kur paga e tij mujore s’bashku me disa te ardhura te tjera ndihmese, nuk e merr ne vit as Presidenti i Republikes, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, jo me nje specialist i zakonshem.
Prandaj mire ben si politika, pushteti dhe ARDIAN FULLHAJNI, qe jo vetem e nxjerrin te pafajshem, por kerkon nderin e neperkembur dhe te ardhurat qe ju mohuan. Kuptohet kur je popull bole, injorant dhe pranojme te na shkelin me kembe keto fare gangsterash dhe horrash mire te na bejne. Popull shtrengoni rripin akoma se keni per paguar paret e ARDIAN FULLHAJNIT. EDO RAMA je nje mashtrues ordiner dhe nuk ben asgje, je person me dy standarte, per shumicen dajak dhe kerbac dhe per pakicen ledhatim, shperblime dhe bezeqeshje.
Do t’ja jepni se s’ben, sepse I dhate pafajesine
Ne qofte se i takojne, duhet te mar cdo qindarke.