Mashtrimi me kreditë, 3 të rinj me dokumente false vjedhin miliona nga bankat në Tiranë

11 Shkurt 2016, 15:58Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar skemën e mashtrimit me anë të së cilës tre të rinj kishin arritur të merrnin, të paktën në 10 raste, kredi në katër banka të nivelit të dytë, duke e çuar shumën e përfituar në 15 milionë lekë të reja.

Të paktën këto janë të dhënat e deritanishme të hetimit, që po kryhet nga njësia task forcë kundër krimit ekonomik, dhe rastet, ashtu sikurse edhe shuma e tërhequr mund të rriten në ditët në vazhdim.

Sipas të dhënave hetimore, tre të rinjtë Paulin Aliaj, Elisabeta Imeraliaj dhe Edison Nuzi, tashmë të arrestuar, nëpërmjet kartave të identitetit false, vërtetimit të pagave false dhe sigurimet false shoqërore kanë mundur të mashtrojnë banka të ndryshme duke u marrë shuma të konsiderueshme parash në formë kredie, raporton TCH.

Duke patur parasysh faktin se tre të rinjtë e kanë përsëritur këtë skemë të paktën në 10 raste, prokuroria po thellon hetimet për përfshirjen edhe të punonjësve të bankave në këtë skemë mashtrimi.

Pas arrestimit të tre të rinjve të lartëpërmendur kanë nisur të vijnë materiale të reja kallëzuese nga banka të ndryshme të nivelit të dytë, të cilat nga verifikimet u ka rezultuar se të rinjtë kanë tërhequr kredi edhe pranë sporteleve të tyre.

1 komente në “Mashtrimi me kreditë, 3 të rinj me dokumente false vjedhin miliona nga bankat në Tiranë”

  1. Crusader says:

    Hajdute te vegjel, vjedhin kusare te medhenj. Fullani fshiu 10 milione dollare dhe keta burgosen per kacidhe. Bankat jane agjensi kriminale qe na vjedhin cdo dite ne qytetareve, ne bashkepunim me prostitutat e tyre ne politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje