Tritoli ndaj biznesmenit, në “kërkim” të thirrjes së humbur

12 Shkurt 2016, 10:03Kronika TEMA

Hetuesit nuk kanë zbuluar ende asnjë fakt domethënës nga vendosja e eksplozivit C4 në makinën e biznesmenit Nuredin Suli.

Ata kanë marrë në pyetje personin që ka shitur celularin, i cili është liruar më pas.

Ai ka deklaruar se e kishte shitur numrin në tregun e zi në kryeqytet dhe se nuk kishte dijeni për blerësin.

As verifikimi i celularit me të cilën do të kryhej shpërthimi nuk ka sjellë fakte për ngjarjen. Ajo që mund t’i çojë hetuesit drejt atentatorëve është një thirrje e humbur në telefonin Nokia, që ishte lidhur me bombën.

Nuk dihet nëse kjo thirrje u krye për të aktivizuar tritolin, apo për të provuar nëse telefoni dhe karta ishin funksionalë.

Nëse atentatorët e Sulit kanë qenë të pavëmendshëm, atëherë numri tjetër që është përdorur për thirrjen mund të jetë një gjurmë e rëndësishme për ngjarjen.

Gjatë marrjes në pyetje, Nuredin Suli tha se atentati është bërë nga njerëzit me të cilët është në hasmëri pasi nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Por, policia i ka marrë në pyetje ata.

Pjesëtarët e familjes Sulo nuk kanë qenë në Tiranë ditën e krimit, çka edhe në këtë rast dyshohet se vrasësit të jenë me pagesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje