Jo vetëm PD, edhe prokurorët janë kundër Byrosë së Hetimit

11 Shkurt 2016, 18:57Kronika TEMA

E konsideruar si një strukturë që do të hetojë korrupsionin dhe abuzimet në radhët e zyrtarëve të lartë, Byroja Kombëtare e Hetimit prej ditësh po shkakton debate sidomos në radhët e politikës.

Por cili është mendimi i juristëve për këtë strukturë? Çfarë të rejash sjell ajo dhe a shkakton krijimi i saj përplasje kushtetuese tani në kushtet kur është miratuar dhe zbardhur drafti në qeveri.

Sipas prokurorëve kjo strukturë nuk është as më pak dhe as më shumë se Drejtoria e Krimit Ekonomik që ndodhet aktualisht në Policinë e Shtetit, e cila dhe tani ka në kompetencë të hetojë krimet e korrupsionit dhe krimet ekonomike.

Prokurorët mendojnë se i vetmi dallim që ka nga kjo strukturë është fakti se Byroja do të drejtohet nga një person që do të ketë një mandat 5 vjeçar që do të zgjidhet me pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Por në ligj mbetet i pashpjeguar se çfarë do të ndodhë nëse kreu i akuzës nuk e jep këtë pëlqim.

Ndryshe nga çështë tani, Byroja do të ketë në përbërje edhe prokurorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të cilët do të komandohen nga Prokurori i Përgjithshëm, që do të kenë rolin e konsulentëve për çështje të ndryshme.

Ndërsa nuk ka asnjë ndryshim në atributet e hetimit, të cilat sipas kodit të proçedurës janë kopetencë e Prokurorit.

Një tjetër risi është dhe forcimi i kritereve për përzgjedhjen e oficerëve të policisë gjyqësore që do të punojnë në këtë strukturë. Por prpojektligji në fjalë sipas prokurorëve ka edhe përplasje kushtetuese.

Kjo duket në pikën b të nenit 2, ku megjithëse ka në përbërje prokurorë të Krimeve të Rënda, Byroja Kombëtare e Hetimit ka të parashikuar që të hetojë edhe vepra që nuk janë kompetencë hetimi e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjithashtu sipas draftit, Prokurorit të Përgjithshëm i kërkohet të komandojë një ose më shumë prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Byro gjë që bie ndesh me ligjin organik të Prokurorisë, i cili është miratuar me shumicë të cilësuar dhe që ka të parashikuar rastet kur bëhen komandimet nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ndërkohë ligji bie në kundërshtim dhe me rekomandimet e Komisionit të Venncias, rekomandimin 90 i cili thotë që Byroja të mos i nënshtrohet ndonjë drejtimi të jashtëm, që në këtë rast është ekzekutivi./ Ora News

4 komente në “Jo vetëm PD, edhe prokurorët janë kundër Byrosë së Hetimit”

  1. naku says:

    Byroja Kombtare e Hetimit e duskutuar sot nxori ne drite dhe seleksionoi dukshem hajdutet 25 vjecar te ketij vendi dhe prokuroret pjese e hajduterise jane. Nuk na cudisin.

  2. firauni says:

    Prokuroria ne kete vend ka deshtuar me kohe . Si e tille nuk e meriton ta marri ne dore cedhtjen e byrose se hetimit .

  3. Jimi says:

    Qe prokuroret do te ishin kunder krijimit te byrose se hetimeve kjo nuk eshte cudi! Cudi do te ishte ne se keta do te ishin dakord per krijimin e saje.
    Ata e dine shum mire sic e di edhe P.D ja se kjo byro qe ne deshirojme dhe besojme se do te funksionoje ashtu sic thuhet edhe sic edhe ne duam do te ndeshkonte pjesen derrmuese te tyre per mos te then te gjith per shkelje te renda ligjore me dashje, apo pjestare dhe bashkepuntore ne krime te renda me pasoja katastrofike per kete vend!
    Shpresojme qe gringot ne kete rast ta kene seriozisht dhe te mos bejne show me kete popull

  4. Z. Baze, une jam nje ish-Prokuror brenda Prokurorise se Pergjithshme (tashme ne nje Projekt Perendimor jashte vendit) qe e kam lexuar Draftin per Byron Kombetare te Hetimit ne formen (Variantin) e bere nga Amerikanet, konkretisht FBI-ja dhe DASH ne bashkepunim pak me te vogel dhe me disa eksperte te afte e te respektuar nga vete Amerikanet ne MPB. Ndryshimet e propozuara me Drafte me vehte si nga Ministri Manjani dhe PD-ja jane per te deformuar 100% rolin e vertete qe ka Byroja e Hetimit, per te mos u bere kurre drejtesi ne Shqiperi. E kete e thote nje Prokuror i Prokurorise se Pegjithshme qe haptazi e them, edhe pse profesioni e rregullat e tij s’ma lejojne kaq hapur, se kjo Byro Hetimi duhet te jete ashtu sic e kane sjelle Amerikanet dhe e perkrah 100% Edi Rama e forca e tij politike, edhe pse i jane bere disa ndryshime jo fort te medha nga varianti i pare qe hodhi poshte Gjykata Kushtetuese e Sali Berishes 100%. Gjykata e dyte e korruptuar pas Gjykates se Larte ne Shqiperi, e me radhe dhe ne Prokuroret e Gjykatat e niveleve me poshte. Une jam ne dijeni te gjithckaje luan PD-ja e berishes dhe zedhenesi i disekulibruar i saj Lul Basha, si dhe manovrat e ilir Metes me Ministrin e Drejtesise ylli Manjani, nje jurist deshtak e llafazan, goje pis e shpifes, Prandaj jam me Edi Ramen qe kembengul variantin e ripunuar po nga vete Amerikanet ne zyrat e FBI dhe DASH. Dhe kur degjoj sot, tani pasdite vone se si edhe prokuroret (po kush jane keta Prokurore, pse nuk e thone me emer e mbiemer ne Media e Publik…) dali hapur kundra variantit aktual te Byros se Hetimit, me keqardhje e direkt akuzoj KryeProkurorin Llalla per kete qe gjoja dhe prokuroret jane kunder, dhe i jap te drejte Avokat Ngjeles, qe duam a s’duam ne disa raste ta pranojme ate qe thote ai, per rastin Llalla Ngjela ka bere percaktimin me fantastik (qe une dhe te Huajve ku punoj ja kam perkthyer fjale per fjale), shikoi mbiemrin, nga vjen, si hypi ky i pa degjuar kurre me pare, nje injorant-juridik…etjera. Bandat e Berishes e Metes ne cdo drejtim sidomos ne Media (vete nga Ambasadat ne Tirane drejte shtetit te tyre, shkruhet; se mbi 99% te Mediave te cdo lloji ne Shqiperi i sherbejne Sali Berishes dhe Ilir Metes, pra: padroneve te Mafias Shqiptare -ketu futet dhe Fatos Nano edhe pse rri shumicen e kohes jashte shtetit, por ka disa emra qe i jane bashkuar kryesisht Ilir Metes dhe tek tuk PD, Berishes e Bashes-). Z.Baze Ti personalisht hyn ne te paktet e pavarur e realist (njohesi ndoshta me i mire i Sali Berishes, e per kete te Falenderoj sa ke denoncuar e denoncon per te dhe banden e tij SHQUP)(jo se tek Edi rama e PS-ja nuk ka disa kokrra plehra, qe Rama ne 2017 me te drejte do ti flake nga cdo pozicion…ne rruge, sepse e meritojne duke filluar me Kokedhimen e Blushin…etjere, por gjithsesi jane me pak se ne PD ku ka spiune te Sherbimeve te Huaja anti shqiptare te pakten 15-veta me ne krye Berishen e qe nga 2001 edhe Lul Basha Serbo+Hollandez), e prandaj po te shkruaj edhe pse jam konsultuar me kolege e “shefa” ketu tek Projekti Nderkombetare ku jam ne Perendim, pertej atlantikut sigurisht, ku te gjithe thone, qe s’ka asnje lidhje ne Bote: Byro Hetimi nen Prokurorine e Pergjithshme. Sepse ne Amerike FBI nuk eshte ne vartesi te Prokurorit te Pergjithshem, por Departamentit te sigurise se brendshme, e ne Britani eshte nen Sekretariatin e Puneve te Brendshme (stil Anglo-Saxon, qe eshte me i miri dhe me i vjeteri ne historine e njerzimit). Kaq dhe Faleminderit qe je Opozitar dhe i pavarur nga cdo Parti, per me teper nga neo-Diktatori dhe Partia familjare e tij Berishizmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje