Arrestohet në Maqedoni kryebashkiaku i Pustecit, manipuloi zgjedhjet

12 Shkurt 2016, 14:05Kronika TEMA

Me udhrër të prokurorisë speciale në Maqedoni, mësohet se është arrestuar kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko.

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se prokuroria ka ndaluar kryebashkuakun e bashkisë shqiptare të Pustecit si të akuzuar për manipulim të proceseve zgjedhore në Maqedoni.

Ndalimi është bërë në Maqedoni, ndërsa sot paradite në Bashkinë Pustec, Themelko nuk është paraqitur, edhe pse kishte mbledhje të Këshillit Bashkiak. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Maqedoni, rasti i parë që prokuroria speciale hapi një procedurë hetimore, është çështja “Titanik”.

Prokurorja Fatime Fetai, në konferencë për shtyp tha se hetimi është hapur për shkeljen e të drejtës zgjedhore, rryshfetet gjatë zgjedhjeve apo shkatërrimin e materialeve zgjedhore në vitin 2012.

Në njoftim thuhet se zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, të Transportit dhe institucione të tjera kanë shfrytëzuar ndikimin për të krijuar veprën penale të ndihmës për një parti politike në zgjedhje.

Janë 8 persona që do arrestohen, zyrtarisht nuk bëhen të ditur emrat dhe një prej tyre është arrestuar tashmë. Ndalimi i tij, sipas korrespondentit të Top Channel në Shkup, Riad Murati, është bërë për shkak të shtetësisë së dyfishtë që ka.

Ndërkohë, në mediat maqedonase përmendet emri i Edmond Themeloks. Kryebashkiaku i Pustecit është konfirmuar në këtë detyrë në e Qarkut të Korçes pasi Partia Aleanca Maqedonase hyri në koalicion me PS dhe LSI.

Gjatë akuzave politike në Maqedoni është përmendur fakti që shtetas shqiptarë nga Bashkia Pustec, me anë të dokumentave false kanë marrë pjesë në votime në Maqedoni, raporton TCh.

Sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski është zbuluar se në zgjedhjet e kaluara Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Gordana Jankullovska, kishte pajisur të paktën 400 banorë të Pustecit me karta identiteti të falsifikuara, për të votuar në Maqedoni.

Të gjitha këto dokumenta do të shkatërrohen, ndërsa ministri bëri dhe padi në prokurorinë speciale në Shkup.

1 komente në “Arrestohet në Maqedoni kryebashkiaku i Pustecit, manipuloi zgjedhjet”

  1. Shoku shpati says:

    Paska ngjyrat e rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje