Berat Buzhala: VIP-at shqiptarë, mes drogës dhe seksit

13 Shkurt 2016, 17:40Lifestyle TEMA

Berat Buzhala, drejtuesi i gazetës online “Express” ka folur pa dorashka në emisionin ” Oktapod” të Turjan Hyskës.

“Në Shqipëri njerëzit publikë kanë bërë marrëveshje me njëri-tjetrin për të heshtur e për të mos treguar atë që bëjnë realisht”, tha Buzhala.

Sipas tij, është e pamundur që asnjë nga figurat e politikës, ose ekranit, të mos ketë bërë asnjë mëkat, ndaj ekziston kjo marrëveshje e fshehtë.

Buzhala tha se dihet nga të gjithë, që bota e spektakleve, e mediave në përgjithësi, i ka të gjitha brenda, edhe lëndët narkotike, edhe tradhtitë bashkëshortore edhe mëkate të tjera.

Për Berat Buzhalën, shoqëria shqiptare ka nevojë të flasë, të shprehë edhe këto fenomene e jo të heshtë.

Përsa i përket mardhënieve Shqipëri-Kosovë, Berat Buzhala tha se Kosova e do më shumë Shqipërinë, sesa e do Shqipëria Kosovën.

7 komente në “Berat Buzhala: VIP-at shqiptarë, mes drogës dhe seksit”

  1. Kapit Tupalla says:

    Kush ke e do më shumë?! A mos e ke zbuluar ndonjë instrument për matje të dashurisë, more plehër? Bëhu idhëtar i bashkimit kombëtar dhe lufto në mediumin tënd për drejtën e referendumit dhe pastaj e shohim.

  2. muhamet dunisha says:

    Berat
    me vjen keq por ske thene asgje lidhur me dashurite Shqiperi Kosove dhe anasjelltas
    Shqiperiae don dhe do ta doje gjithmone Kosoven ashtu si nena femijen e vet,ti Berat e din se nena e don femijen e vet shumedhekur femija i vet eshte i keq
    Kosova kanevoje te kesoje te doje,ne fillim vetveten pastej gjithshka qe rrethon Kosova vazhdon te jete nje vend i marre peng
    qebeson vertet ne legjenden e rruges qe ka cliruar veteveten,ne kembe jane kapot e ish partizaneve qe ju vrane pjestaret,u perdhunuan familjet dhe skane as pune as katandi a nuk ke pasur syze ta shikosh keteti Berat
    A NUK BENE GRUSHT KUSHTETUES SHTETI aak,vetvendosja dhe nisma duke thyer heshtjen paszgjedhore,ku pritej mandatiti i partise fituese per te frmuar qeverine dhe vetevetiu do vinte radha tek keto parti te cilat nuk priten por more peng vendin e LDK duke njohur nga afer zotin MUSTAFA ,A NUK DUHEJ NXJERRE JASHTE LIGJIT NGA GKYKATA KUSHTETYESE E KOSOVES ME PROPOZIM TE PROKORORISE KETO PARTI qe duan Kosoven vetemnese qevrisin vete
    edhe qeverisja shqiptare kamekatet e vete unete them se si gazetare e ke demin e madh te ndash Kosoven dhe shqiperine nga politikanet qe qeverisin nga media qe ndihmon ne kete rrenim,nga analistet e paguar nga ai sistem per te llomotitur te njeten melodi
    shqiperis e kosova duhen ata qe sduan njeri tjetrin eshte kasa e te dy vendeve ku perfshiheni edhe ju

  3. Raqi says:

    Ky personazh i shemtuar ben sikur merr vesh nga gjithcka, nderkohe qe eshte shume poshte dhe me nivelin tone te analisteve. Cak do te thote qe eshte tmerr fare fare

  4. bekimi says:

    edhe ky Buzhala, shume lehte bie viktime e asaj se’cila pjese e trojeve shqiptare do me teper unitetin kombetar’! Gabimi eshte i madh, Ku ka shqiptar(them shqiptare, minimumi kush e quan vehten shqiptare’qe nuk do teresine e vendit tij! Ku ka serb,grek kines …qe nuk do teresine terrritoroale te tyre? Perkundrazi ata duan me shume….dhe mbajne territore te tjereve! Ne peshoren e Buzhales ,ne nuk veprijme njelloj si cdo komb tjeter! Une nuk jam kundra vrejtjeve per pune me temire…por jo me dallime mes krahinave shqiptare

  5. Arber says:

    ky qenka teoricien i rjedhur! Me vjen keq. Si mund t eflse nje njeri pa permendur fakte?

  6. Shoku shpati says:

    Vetem droga inshallah na shpeton
    Skemi rruge tjeter

  7. HIKMET says:

    te gjithe comentuesit hithen perpjete,mos i perkesni asaj shtrese qe perfol ay

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje