Strehimi i muxhahedinëse shihet si arsye e pashpallur e vizitës së Kerryt në Tiranë.
Po çfarë janë muxhahedinët?
Elizabeth Rubin, një bashkëpunëtore e Nju Jork Times, e cila ka vizituar në vitin 2003 Kampin Ashraf, ka sjellë një panoramë shumë mistike të grupit, të cilin ajo e sheh si kult për dy “drejtuesit” që adhurohen prej pjesëtarëve të grupit.
Rubin pretendon – ashtu sikundër një pjesë e madhe e mediave botërore – se grupi, veç akteve terroriste kundër regjimit iranian në të cilat mund të ketë vrarë rreth 12 mijë persona, madje plagosur Liderin Suprem, ka vepruar si grup mercenarësh në favor të Sadam Hyssein, i cili i kishte armatosur dhe i paguante sa herë kishte nevojë për ta.
Gazetarja citon udhëheqësen Maryam Rajavi t’u thoshte ushtarëve meshkuj dhe ushtareve femra kur ata u angazhuan për të shtypur kurdët që kishin ngritur krye kundër diktatorit Hysein:
“Kurdët shtypini me tanke, ruajini plumbat për Gardën iraniane”.
The Guardian pohon se një numër i madh i pjesëtarëve, sidomos vajza e gra mbahen jashtë dëshirës së tyre në organizatë. Kjo e fundit funksionon në rregulla të çuditshme.
Anëtarët e saj divorcohen nëse janë të martuar, apo premtojnë që nuk do të martohen kurrë.
Nga ana tjetër, dy drejtuesit janë burrë e grua (foto kryesore), madje për Masut Rajavi thuhet se ia ka “rrëmbyer” gruan një bashkëluftëtari.
Ai kishte shpikur fillimisht divorcin e detyruar të çiftit dhe pasi e kishte bërë Maryanm një bashkëudhëheqëse ishte martuar me të duke pretenduar se nuk mund të punonin bashkë.
Një pjesë e ushtarëve rekrutohen që fëmijë dhe ata mësojnë që të vegjël që vajzat dhe djemtë nuk duhet të kenë kontakte. Të arratisur tregojnë se ndëshkoheshin rreptë në rast të kundërt.
Mjaft prej tyre kanë dhënë dëshmi për rrëfime publike të ëndrrave seksuale, gjë që është parë si mundësi për të zhdukur çdo formë sekrete të individit.
Megjithë çuditë dhe faktin se mund të kemi të bëjmë me një klan sekret dhe ndoshta të dhunshëm edhe për vetë anëtarët e tij, ata nuk shihen të rrezikshëm.
Pjesa më e madhe janë gra apo burra në moshë, apo mjaft të rinj, të cilët sidoqoftë kanë marrë pjesë në luftime dhe një pjesë janë stërvitur si ushtarakë me armë të ndryshme.
Interesant është se njeriu kyç i cili ka lobuar për heqjen nga lista e terrorizmit të kësaj organizate është Tom Ridge, ish-këshilltari i Berishës per çështjet e sigurisë, por edhe nje nga lobuesit kryesorë për ish-qeverinë Berisha në Uashington.
Në një intervistë për NBC ai e justifikonte këtë veprim me fjalën e dhënë në momentet e dorëzimit të armëve në vitin 2003.
“Në vitin 2003 kur ju a dorëzuan armët amerikanëve, atyre ju premtua mbrojtje. I kërkova presidentit Obama që të bindë autoritetet irakiane dhe kryeministrin Al Maliki për të zgjatur qëndrimin e tyre ne kampin Ashraf deri në gjetjen e një zgjidhjeje për strehimin e tyre”, – shprehet Tom Ridge në intervistën e dhënë në rrjetin amerikan NBC.
Ai duket se arriti suksesin e parë me heqjen nga lista e terrorizmit të organizatës dhe duket se ka zgjidhur problemin e akomodimit të një numri muxhahedinësh nga kampi Ashraf, në Shqipëri gjatë qeverisjes së Berishës.
Por që do vijojë edhe me qeverinë Rama me sa shihet.
Ridge ka deklaruar madje se ka plane afatgjata për atë që ai vetë e quan si opozita iraniane dhe që shpreson se një ditë do të rrëzojnë regjimin autoritar në Teheran.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime mjaft të ashpra në Teheran pasi të gjithë muxhahedinët që mbahen në kampin Ashraf konsiderohen jo vetëm nga qeveria iraniane, ende si terroriste.
Pritja e këtij grupi luftëtarësh solli probleme në 2013 në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit.
Shqipëria rrezikoi gjithashtu probleme me Kinën vite më parë kur pranoi një numër të vogël ujgurësh gjithashtu me kërkesë të amerikanëve.
Tom Ridge u zgjodh në postin e sekretarit për Sigurinë Kombëtare në janar të vitit 2003, por më 30 nëntor 2004 ai paraqiti dorëheqjen, duke thënë se pas 22 vitesh punë kishte vendosur t’i jepte më shumë përparësi familjes dhe çështjeve personale.
Ai ishte më 2005-n në Shqipëri për t’u prezantuar si këshilltar i kryeministrit Berisha.
Ridge është shfaqur në atë periudhë në krah të kryeministrit Sali Berisha në takimet qeveritare, së bashku me ministrat, madje edhe me serbo-boshnjakun e shumëpërfolur Damir Fazllic.
Qeveria “Berisha” ka shpenzuar mbi 1.1 milionë USD për të lobuar ndaj administratës, Kongresit dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2011, 2010 dhe vitin 2007.
Në këto lobime të firmave amerikane nuk përfshihen lobimet që kanë bërë me firmat amerikane në vitin 2009, por kjo nuk lidhet me qeverinë shqiptare, por me partitë politike, të cilat kanë kontraktuar me firmat lobuese amerikane për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Një nga kontratat lidhet drejtpërdrejt me firmën ‘Ridge Global’, LLC në vitin 2007.
Sipas dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë amerikane, rezulton se në vitin 2007, kjo firmë, që përfaqësohet nga Tom Ridge, ka përfituar nga qeveria shqiptare shumën prej 479.973 dollarësh amerikanë.
Zotit Ridge, që lakohet në media edhe si mik i Damir Fazllic, iu dorëzua shuma në dy pjesë, 160.000 USD dhe në 319.973 USD përkatësisht në datat 11.01.2007 dhe në 29.11.2007 – thonë dokumentat zyrtarë të autoriteteve amerikane.
He mos ja fusni kot Xhon KARI ,eshte mik i ngushte i shqiptareve eshet kushuriri i mretit,keshtu ta dhe mrika ,jane te mirpritur vllezerit tane te nje gjaku muxhahedinet iraniane,……kjo eshte amerika na gjen vllezerit e nje gjaku dhe i bashkon me ne ….jete te gjate amerikes, xhon karrit ,obames se zi ,ambasadorit te verdhe dhe gjithe proletareve te botes….MUXHAHEDIN te te gjithe vendeve bashkohuni ne Shqiperi ju mirpresim.
Doni qe t’ja leni Berishes ne dere kopilin.
Po te donte Berisha i merrte se ishte ne pushtet
8 vite por as keto plehra e as plehrat kimike helmuese
nuk i mori e as hynte ne biseda per to.
Edi Rama po mundohet ta shkaterroj kete vend se per kete
qellim erdhi ne pushtet i financuar nga çifuti Soros.
Ah mor debil i gjore, te ka mbetur sahati ne 91-shin.
.
Pas suniteve te Zikes,shiiteve te ”anticensures”,tashme do te shtohen edhe mujahedinet ”jo terroriste” te Dervish Matulles………..vatani shkoi per lesh!
ky vend ka mbaruar
“rilindja” nuk i lufton me muxhahedinet po i sjell vete ne mes te arberise, pa lufte bile duke u lepire e jargavitur.
“saliu qe i kishte miq ishte i shitur , qe hoqem me 1.000.000 vota se e trajtonte kete vend si pushtus sjell 200 muxhahedine ”rilindja ” e shqiperise qe mori 1.000.000 vota kunder turkut sali , na thote nuk donit fazllicin e miqte etije qe ju sjellin 200 muxhahedine ???? vijme ne dhe ju shpetojme ju sjellim 2000.
ky vend eshte pushtuar nga pushtusit me te eger qe ka para shqiperia ne histori.
qe nuk po marin taksat e leket vetem te nje viti keta po po na i marin leket tona e te femijeve tane per 50-100 vitet qe vijne
nje parlament dhe nje qeveri qe eshte votuar per 4 vjet.
PS: mbas ardhjes se 2000 muxhahedineve do dali kryeministri e do flasi per sfidat e turizmit, per nxitjen e investitoreve te huaj, do plasi ndonje te mjere qe nderton ndonje cati pa leje etj etj etj,
dhe gjithe kafsheria do kenaqen me mrekullite e rilindjes qe po ben shtet!!!!!
nderkohe ketu po ndertohet nje hale e madhe qe eren e keqe nuk do mund ta heqin as femijet tane
ku eshte problemi ketu?????
skeni pare asgje akoma!!!!
Pse pak gjakprishur ka pritur Shqiperia qe pas viteve 90te edhe keta ju duhen.Le ti marre Amerika nqs do dhe mjaft e turbulluan Shqiperine edhe keshtu sic eshte.Langoret pro Amerikane po qe se ju duhen le ti marrin ne shtepite e tyre.Jashte muhaxhedinet nga Shqiperia.
Po artikullshkruesi sa u pagua per Agjiografin e ketyre “engjejve?!!
Eshte nje gabim shume i madh te pranosh nje numer kaq te madh te ketij grupi. Do importojme ne shqiperi konfiktet shume te komplikuara midis suniteve dhe shiiteve ne lindjen e mesme, midis iranit dhe monarkive arabe. Ky konflikt po shkateron sirine, irakun, jemenin. Amerikanet po na perdorin si toke plehrash, vêtements problemet e tyre na sjellin, armet kimike, muxhajdinet. Pse nuk i marrin vete ne amerike, jane mbi 300 million banore, fuqia e pare ekonomike, mund ti integrojne lehte, shqiperia e varfer me tre million banore nuk mundet. Eshte gabim i madh.
sido qe te jene keta njerez ,qofte terrorista te sistemit te tyre ,apo jo,ketu kemi te bejme me nji miresi qe duhet tia kushtojme amerikaneve !
ne, si shtet dhe si popull , ekzistencen ja kushtojme [kokfortesise] amerikane pro ceshtjes tone.
ata kane bere dhe po bejne [kuptohet per interesat e tyre te ngushta]por shume favorizuese per ne ,gjithshka qe vendi yne te jete i privilegjuar ne cdo fushe.
kuptohet qe jane bere sabotime te renda nen petkun amerikan[si psh; vendosja e antishqiptarit Sali Berisha ,ne krye te shtetit shqiptar,pas 90-tes , me ndihmen e lobimeve serbo-boshnjake-amerikane !]
por ,pa ameriken ne nuk mund te bejme asnji hap ,se po qe per europen,….ajo na ka bere menderen nder shekuj.
kurse keta muxhaqedinet ,nuk do ti ushqejme ne ,sepse qeveria do te marri pakete speciale ekonomike nga amerikanet dhe nuk do te jene fare barra e ekonomise se shtetit shqiptar.
keta ,jane luftetaret pararoje ,qe amerikanet i mbulojne me flori,si njerez qe mundohet te rrezojne sistemin iranian , dhe nuk besoj se perbejne rrezik per askend pervec sistemit iranian.
Se vihet ne jete ky plan ugurzi per te shkreten shqiperi po themi si gjithmone vaj me det ky kombi yne ne dore te kujt ka rene.Shqiptare qe tani jeni ne moshe mbi te mesme mbani mend ato dite lirije qe kini jetuare ne rinine tuaj se tani jeni te detyruare me hir ose me pahir te mbani ne kurriz pasojat e nje politike te dorzuare nga viti 90 e ketej 100% tek te huajt,kjo eshte e pa falshme.Lindja qe ndryshoj sistemin ne 90-ten ka shtete shume me te medhaja se ne ,dhe perse nuk i çon tek keto shtete qe 2000 ne dhjetra miljone nuk levizin gje por ne tre miljone dhe tani plus keta muxhahidinet pale si do te behet ky vend.
Une shoh nje gje shume te tmerrshem per te ardhmen se shqiptaret po bejne çdo sakrifice per tu larguare dhe me ardhjen e ketyre kjo vale do shkoje drejt rritjes dhe ne nje te ardhme te afert ne shqiperi do numerohet sekretari i Salhese,familja Salhe,Vipat vandale qe kane pushtuare Tiranen se tani dihet shqiperi eshte vetem Tirana dhe tek tuk ndonje rilindas i thençin se po qe per popullin ai i gjihe do shkoje dhe do te shperndahet neper shtetet e tjera siç jane shperndare harxhinjte tek ne.E pa besushme ne se vihet ne jete ky plan ugurzi dhe antikombtar deri ne palce.
Turp i me madh per injorancen masive qe na kaplon te gjitheve.
Turpi me I madh sigurisht per kete gazetari mjerane qe nga shkruesi (kopjuesi i online te themi me sakte) I ketij shkrimi, gazetare ne thonjza ne News 24, Mr.Kulla (experti I leshit) ne emisjonin e Canit, gjer tek Balla me kompani te Top Chanel, e plot te tjere ane e mbane.
Per dijeni jane afro 700-750 iraniane ne Tirane e rrethina te Tiranes. Jane njerez qe kane luftuar rregjimin e mullaheve e ajatollaheve. Njere te thjeshte e te vuajtur qe i jane mirenjohes Shqipetareve, si edhe ishit Berisha dhe aktualit Rama. Jane njerez shume te arsimuar qe kane kushtuar jeten e tyre nje kauze te larte per te sjelle liri dhe te drejta ne vendin e tyre i cili per ironi te fatit ka nje kulture mbi 5000 vjec are dhe tashme eshte zhytyr ne erresiren e nje shteti te ashtuquajtur “Islamic” por qe masakron cdo opozitar prej mese 30 vjetesh.
Pa aspak respekt per injorancen,
IlirI nga Tirana
rrin urt atu capaculet e dreqit
Askush nga ne mos te mendoj se Sh.B.A-ja shikon interesin e Shqiperise.
Ajo e di qe Shqiperia ka politikan te flliqur qe asnjehere nuk kane menduar per interesat e vendit por te tyret personale dhe skllever te te huajve amerikan apo evropian qofshin.
Me kujtohet qe per problemin e muxhahedinve Gjermania 80 e ca milionshe nuk pranoj as edhe 1 ne 2011-2012 ndersa shpellari Sali pranoj pa nje e pa dy plot 230 (qe ne fakt jane reth 480-500) !..
Pse e ben ai kete?
Duke i plotsua kete deshire amerikes ai lihet i “qete” nga ata (amerikanet) edhe pse eshte i “mbytyr” me gjak nga pislleqet qe i ka bere vendit te tij.
Por mos te mendoj se do ti kalojne lehte te gjitha keto si amerika , Saliu, Rama e kuzhdo nga keta.
Ne 2017-ten do votojme ne qe jetojme jashte (reth 500000 jemi ne Itali mbi 600000 ne Greqi 30000-40000 ne Belgjik, Gjermani, Angli, Kanada, SH.B.A. etj) dhe as P.S-ja, PD-ja apo kurva L.S.I. e hajdutit Meta nuk do te kene mundesi te na “blejne” me ndonje thes me miell siç bejne aty.
Harrem na qofte buka qe na ka dhene Shqiperia dhe qumeshti i nenes qe kemi pire n.q.s. do te rime indiferent per gjithçka kemi pare keto 25 vjet.
Milano.
Pershendetje dhe respekt per komentin Leone-53. Po mbaje fjalen, se ke edhe te tjere si puna jote ketu ne Shqiperi,
Duhet te gjenden forma te tjera perte shpalosur keto ide brilante te forces se emigranteve qe nuk genjehen me nje thes me miell,.
Sepse forumet si keto i frekuentojne pak njeres dhe pergjithesisht gazeta Tema dhe Dita KA VENE FILTRA per komentues te padesheruar qe atakojne pushtetin apo te nderuarit amerikane per mbeshtetjen qe u ka bere horrave te politikes
Une jam perkrahsi qe te sillen muxhahedint ne kete vend,prej ktij veni kan ik shumica shqiptare dhe jo shqiptare duke i len femrat ne dor te askujt,pasi burrat ju ikin te shkretat jan te detyruara te martohen per armikun tone si ne shkini si ne maqedoni,jo jo lete behet nji referendum popullor,se me nji vend shumice islame,nuk mund te vendos minoriteti qe se mbush nji autobus.