Një “Champs Elysees” në zemër të Tiranës

13 Shkurt 2016, 13:57Sociale TEMA
Një “Champs Elysees” në zemër të Tiranës

Pas dy vjetësh, Tirana do te ketë bulevardin e ri.

Ne pjesën veriore te kryeqytetit, ka rinisur puna per ndërtimin e segmentit nga Stacioni i Trenit deri tek Lumi i Tiranës.

800 metrat e para janë drejt përfundimit, ndërsa mbetet problem shpronësimi i 250 familjeve qe preken nga ndërtimi i bulevardit.

Drejtori i projekteve ne bashki Genc Kojdheli, thotë se pritet alokimi i një fondi nga qeveria.

Është ende herët deri ne përfundimin e projektit, por drejtuesit e bashkise thonë se me ndryshimet e bëra, pjesa veriore e Tiranës, do t’i ngjasoje bulevardit “Champ Elise” ne Paris.

Bulevardi, do te jete 70 metra i gjere.

Ne te janë planifikuar shume korsi, për automjetet, autobusët, biçikletat, për këmbësoret dhe personat qe duan te merren me sport. Përgjatë bulevardit, do te kete sipërfaqe te gjelbërta me peme dhe lule, raporton Vizion Plus.

Zhvillimin kësaj zone, do t’ia japin ndërtimet, kryesisht komplekse banimi dhe qendra biznesi.

Ne hyrje te bulevardit do te ndërtohet nje parkim nëntokësor.

Ne një pjese te tij është planifikuar ndërtimi i godinës se Bashkisë se re te Tiranës dhe selive te disa ambasadave.

Stacioni aktual hekurudhor, do te prishet, ndërsa ende nuk është përcaktuar, ku do te jete vendqëndrimi i ri i trenave.

26 komente në “Një “Champs Elysees” në zemër të Tiranës”

  1. mohikani says:

    si ne kohen e zogut….

    1. Nallbani says:

      Zogu kishte Architekt italian, edhepse vetem njihere isha ne Tirane, kame vrejte qe nga architektura fort ju pergjane qyteteve italiane, bile edhe hotel dajti kishte architektin italian.

      1. Grigor says:

        Te nderuar komentues
        Kam nje pyetje ne drejtim te gjuhes shqipe. Kujt i thote “alokim” ky artikullshkruesi? Ai perdor foljen alokoj (alokohet fondi domethene). Ore, te gjithe pordhacet, neper gazeta jane mbledhur? Duan vetem te shesin mend se dine gjuhe te huaj. As nuk e marrin mundimin t’a pershtasin ne shqip ate qe lexojne.

        1. Nallbani says:

          @Grigor, gjuha shqipe eshte duke u reformua, te pelqej ty apo jo, ne kete artikull, si duket, ti kishe per te preferua qe ne vend te Champs Elysee te shkruhet ‘Shams Elize’
          kjo eshte theorie e themeluesit te alphabetit sllavo-serb -Vuk Karadzic, andaj harroje apo futja!

          1. Grigor says:

            Nuk ka asgje te keqe qe gjuha shqipe te reformohet. Problemi eshte se kush po e drejton reformen dhe a ka nje plan per te. Ti duhet t’a dish se tingellon si i brendshem. Por ne qofte se ti quan reformim transformimin, atehere gjuha shqipe ne fakt po bastardohet. Sidomos nga gazetaret. Ti quan reforme te gjuhes futjen e fjaleve te huaja vend e pa vend. Kjo sic e thashe me lart eshte pordhaceri. Nuk ka rendesi se si shkruhen emrat e vendeve. Ka rregulla per toponimet dhe per shtetet. Sepse sipas teje nuk duhet te themi me Britani e Madhe por Great Britain. Nuk duhet t’a shkruajme Spanje por Espana. Eh …. por se mos ke faj ti. Ti nallban je. Problemi eshte se ne duart e gazetareve po shkon edhe shqipja si breshka tek nallbani. Opo lere fare. Flasim kot. Shiko mos te te ike e djela kot, pa gjuhen shqipe tani na e mbron NATO dhe Digitalbi.

            1. Nallbani says:

              @Grigor, Great Britain? S´kemi nevoje t´a shkruajme keshtu, sepse ne shqip quhet Britani e madhe, as London, sepse ne shqipe quhet Londer, kurse pak ma problematik eshte, psh. Washington-i te quhet apo shkruhet Uashington, München – Minhen apo Stuttgart-Shtutgart – si qe e bejne serbet, por nejse koka jote eshte e mbushur me beton te komunizmit, e ke veshtire t`a kuptoshe problemin,
              hehehe, hajt tung!

              1. gimi says:

                Sa mire e njjihke serbishten o nallban?
                Mos e ke kusheri Nexhmedin Spahiun?

          2. Stil says:

            Shqipja ka karakteristikat e veta. Dhe mbi te gjitha gjuha shqipe Ka nje parim themelor: lexohet sic shkruhet dhe shkruhet sic lexohet. Emrat lakohen pa perjashtim te parte apo te pervecem. Nuk ka asnje arsye pse emrat e pervecem apo toponimet e huaja te mos pershtaten ne shqip apo mos lakohen. Keshtu versioni i drejte korrekt shqip do ishte Shans Elize. Tradita gjuhesore mbisundon mbi te gjithe modat dhe pseudonjohesit e gjuheve te huaja po qe nuk njohin mjaftueshem as gjuhen amtare. Une kam punuar gazetare dhe me ngjallnin krupe e me vrerosnin shpirtin shume ish kolege te mi qe shktuanin fraza te llahtarshme Duke pretenduar se ne gjuhen shqipe duheshin ndjekur rregullat e gjuheve neolatine apo anglosassone ku per shembull emrat nuk kane rasa, nuk ndryshojne forme. Dhe linin te shkruar mbi karte barbarzma te tilla si: kryebashkiaku i New York (nuk ta vret veshin ty ky cungim trashanik pa mbaresen e duhur?) takon kryebashkiakun e Londres. PA asnje kriter lakojne Londren dhe jo Nju Jorkun. Apo sipas teje o mjeshter i gjuheve boterore duhet te shkruante kryebashkiaku i London? pa asnje respekt per traditen e gjuhes se vet. Gjuha nuk reformohet, por eshte nje organizem ne evolucion me strukture dhe rregulla te qarta pa te cilat Ka vetem bjerrje, injorane dhe kaos. Dhe me keqardhje verej se mediat i kane hyre ketij qorrsokaku te parat ne vend qe te punesojne me page modeste nje korrektues te shqipes. Nuk e di si mendon ti po per mua ligjerimi i sakte i gjuhes shqipe eshte forma e pare dhe me e larta e patriotizmit. Patriotizmi per mua nuk eshte vetem trashegimi ne gjak po dhe ne gjuhe. Respeektin me te larte per vendin dhe kombin une e tregoj ne kete menyre. Ti per Vete bej si te duash.

            1. Nallbani says:

              O jaran, edhe ti duket qe je nje koke-betoni si ky Gregori, shqipja jone e bukur duhet t´ju adaptohet gjuheve euro-perendimore, apo me fjale tjera te internacionalizohet, kur ti thua “lexo si shkruan, e shkruaj si lexon” , e perseris edhe nje here, qe kjo rregull e gabuar eshte e Vuk Karadzicit, edhe pse kroatet e sllovenet ishin republika te Jugosllavise, kurr s´ju kan nenshtrua ketyre rregullave, ti vazhdo te shkruashe “onllajne”
              kurse une po vazhdoje me “online” ok?

              1. Stil says:

                Hahaha c me kenaqe. Dmth kroatet nuk e flasin gjuhen e tyre sipas tradites, po sipas modes europerendimore e sipas qejfit tende. Dmth nuk i pershtasin toponimet nuk i lakojne emrat, nuk e quajne veten hrvatski, po croati, croats, se keshtu e do oreksi yt. Ja ketu shembullin konkret te gjuhes kroate.
                http://www.vecernji.hr.
                E sa per online mund te thuhet shume paster dhe bukur ne linje. Ah po, ka nje problem, truri yt ka ngecur te Vuk Karaxhici (more kush eshte ky se nuk njihet nder albanologet) dhe nuk ben me tej. More po ne shtepine tende ti ha meze, byrek e trahana apo hot dog, hamburger, porrixh e kerrmij? Se gjuha keshtu e ka. Buron nga barku dhe toka, historia dhe perdorimi. Jo nga tekat e individeve pa identitet.

    2. Haaaaa says:

      Vazhdoni me SPEKTAKLET se me ato do genjeni njerezit dhe boten!
      Si nuk ju vjen TURP qe qytetaret e Tiranes jetojne si ne GETO ne Yzberish,Komuna e Parisit,Fresky,Sauk etj ndersa ju doni te NDERTONI INDUSTRINE E RENDE,pra nje tjeter METALURGJIK PER SHEKUJT E ARDHSHEM!!!
      Jeni qe jeni ndertoni edhe nje OBSERVATOR ASTRONOMIK,NJE CETRAL BERTHAMOR DHE NJE STACION PER NISJEN E ANIJEVE KOZMIKE NE HENE.MARS etj!
      Populli do me mire nje VEZE spt se sa nje PULE mot,o sharlatane!

      1. Ilirjan says:

        Mos ja fut kot, se ne Fresk eshte shume mire, ke qene apo nuk ke qene.

        Fresku eshte i shtruar me rruget me moderne, me trotuare dhe gjelberim, resotrante dhe parkime, bare dhe markete pa fund.

        Shtepite dhe pallatet jane me rregull dhe shume te mire. mos ja fut kot.

        Yzberisht nga an tjetr nuk eshte mire, ndersa Sauku eshte fshat, jo pjese e Tiranes.

        1. qazimi says:

          Ti ilirian me duket se je pjese e ndertuesve e jo banoreve te Freskut!
          Keto qe permende ti munt jene pjeserisht te verteta,por duhet te dish se ndertuesit kur marrin lejen e ndertimit,pervec godines qe ndertojne duhet te pergjigjen edhte per:
          -Krijimin e lulishteve,shtrimin e rrugeve,ndricimin e rrugeve,ndertimin e kopshteve dhe cerdheve,shkollave,qendrave shendetesore edtj!
          Pervec ketyre ndertuesit duhet te garantojne sidomos hapesirat midis godinave e jo te ndodhe si tek Fresku(banon xhaxhai im),qe nga ballkoni i tjetrit te futet hajduti ne shtepine tende!
          Ndersa SAUKU,zoteri,merre vesh nga une se pas zgjedhjeve te fundit eshte pjese e Basdhkise se Tiranes e jo fshat!
          Ndersa Yzberishi eshte nje GETO e felliqur,qe nuk ka as rruge te shtruara,as ndricim te rrugeve midis pallateve,plehra pa fund,trotuaret e zena komplet nga pronaret e lokaleve,duhani pihet brenda ne kafene,pikat e llotove frekuentohen nga femije nen 18 vjec,qente e rrugeve terrorizojne grate e femijet etj!
          Po urbanet e Yzberishit,Kasharit e ka veshtire Bashkia t’i detyroje qe te pranojne ABONETE,kartat e veteranit,invalidit etj???
          Autobuzet e tyre jane per tek PLEHRAT se nuk ka te tille as ne Afrike!!!
          Yzberishi(KMY) eshte me afer Sheshit Skenderbej se Kombinati!

    3. tralala zura nje gale says:

      Ku e pe zogun mor zog gomarit!?

  2. Pallatet Agimi says:

    Asnje te keqe nuk i vjen vendit nga investimet publike, perkundrazi. Por qe te vazhdosh e te kerkosh ne Tiranen rreth 1 miljoneshe te investosh ne zgjerimin e saj, ne vend te permiresimit te infrastruktures dhe gjelberimit ekzistues, kur eshte krejt e sigurte se ne kete qytet 500 mije jane te tepert, te cilet pa dyshim me kohe do te largohen, ky eshte nje veprim krejtesisht mafioz, kriminal. Besomeni, jam ndertues e kuptoj jo keq ne kete fushe.

    1. Gentian R. says:

      Qenke ndertues por nuk argumenton drejte ama. Ky qyteti 1 milionesh do cfryre more zoti ndertues dhe e vetmja menyre eshte qe “Ate gjënë” qe keta kokepalaret qe zbriten ne vitet e demokracise Vicidolsiane, e kerkojne ne Bllok, ta kene aty afer shpise se tyre. Eshte elelementare si teori. Duhet te decentralizohet qyteti se nuk eshte me thjesht nje qytet, por eshte metropol gjigand. Duhen rishperndare godinat e sherbimeve, shendetesise, dhe argetimi etj… Nuk behet fjale per nje rruge qe por per dhenien e mundesise per tu integruar te gjithe atyre qe, deri dje defakto, dhe tashme edhe dejure jane banore te Tiranes. Duam sduam duhet ti kthejm ne njerez normale edhe ata. Pra nuk eshte thjesht ceshtje ndertimi, por shume me e komplikuar. Eshte ceshtje civilizimi.
      Bulevardi i ri eshte nje plan shume i vjeter, dhe shyqyr qe me ne fund po behet realitet se ka per ta shfryre shume ate presion te madh qe krijohet brenda unazes se vogel. Dhe ska pike rendesi se kush po e realizon, se te siguroj qe ka per tu harruar….

  3. ministri pa portofol ne xhep! says:

    aa komb tradhtaresh paskeni ngel o shqiptare!
    po se kishim kshtu!
    na jem proamerikan e jo profrancez!
    tradhtut ameriken per tjeterkend!
    si kurvat!
    shum kec shqiptar!
    ne dum me e bo tironen njujork e jo paris.
    te prishet pllani parisjan dhe te ngrihet nji plan I ri urban sipas modelit amerikan.
    mund ta bejm edhe si bostoni apo si washingtoni.

  4. Ludmira Prifti says:

    Mira 10
    Une do ta blej apartamentin tim ne bulevardin e ri, sepse ne pjeset e tjera te Tiranes nuk jetohet, eshte si ne Afrike.

    1. Nallbani says:

      Lagje si ne Afrike ka edhe ne Paris, Bruxelles, Amterterdam, Londer etj., pse mos te kete edhe ne Tirane?

  5. arbereshi says:

    Nga cfar province na vjen moj Mira qe te te themi se ne cfar pjese te Tiranes tone te takon te banosh.

    1. Nallbani says:

      Hahaha, si duket kjo Mira na u paska bo aristokrate ne ‘Corso Buenos Aires’ te qytetit famoz – Milano.

  6. Te bashkuar says:

    Pse jeni te pa afte per te bere diçka vet ose origjinale ? Ju kaloi jeta duke kopjuar.

  7. ToniTR says:

    This iz a mirakell of urbanizim! Po parku qendror i bie te ndertohet mbi tarracat e “ndertimeve komplekse”?

  8. Lali Eri says:

    Lali Eri ka parashikuar qe ky bulevardi te zgjatet edhe tek Liqeni i cili do te thahet per t’i lene vend ndertimeve rilindese. Mos u merzisni se ky eshte beton rilindes bio jo si ai i Lulit.

  9. Stil says:

    Kam shkruar nje koment shume korrekt nga permbajtja dhe struktura. Pse s’è botoni?

    1. Nallbani says:

      S’e botuam sepse ke shkua budallaqe te mykura, shko tash e futja gjumit, ok?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje