Edukatorja pushohet pse djemtë e saj nuk… kishin votuar

11 Shkurt 2016, 20:55Sociale TEMA

Përgejgjësja e çerdhes së Rubikut pushohet nga puna, pasi djemtë e saj nuk votuan në zgjedhejt e qershorit 2015

Tre muaj paz zhvillimit të zgjedhjeve vendore, përgjegjësja e çerdhes së Rubikut është pushuar nga puna me urdhër të adminsitratores së këtij qyteti.

Dava Kola, qytetare nga Rrubiku , iu drejtua për ndihmë emisionit “Fiks Fare” , pasi pretendonte se ishte larguar nga puna si edukatore e çerdhes së Rubikut, për arsye politike. Zonja në fjalë kishte mbaruar arsimin përkatës për infermieri dhe kishte një përvojë pune prej 37 vjetësh. Nisur nga fakti, se në rregulloren e çerdhes përgjegjesja duhet të jetë staf mjeksor, në vitin 2003 zonja Dava Kola u emërua në këtë post.

Pas zgjedhjeve të fundit të qeverisjes vendore të mbajtura në 21 qershor 2015, ajo u lajmërua se nuk do të ishte më përgjegjëse e këtij institucioni, por një kujdestare e thjeshtë. Ky lajmërim nuk iu bë në mënyrë zyrtare, por iu komunikua vetëm gojarisht nga Administratorja e Njësisë Administrative të Rubikut, Flora Jushi.

Dy muaj pasi zonja Dava Kola u ul në detyrë, duke kaluar nga posti i përgjegjëses në postin e kujdestares, ajo lajmërohet për shkarkim nga puna e edukatores.

E pabindur për motivet e shkarkimit të saj, Dava Kola rregjistron një bisedë në zyrën e administratores Flora Jushi. Në këtë bashkëbisedimin audio, mes dy zonjave, përmendet edhe fakti i mosmarrjes pjesë në zgjedhjet e fundit vendore të dy djemve të saj.

Gjatë bashkëbisedimit, prej të cilit Fiks Fare disponon materialin audio, përmendet fakti se zonja Dava Kola nuk është më përgjegjëse e çerdhes. Për të vertëtuar që djemtë e Dava Kolës nuk kishin votuar, administartoria e Njësisë Vendore , ishte e gatshme të hapte dhe listat e votimit.

Fiks Fare pyeti për këtë regjistrim administratoren e Rubikut, zonjën Flora Jushi

E pyetur nga gazetarët e Fiksit, administratoria Flora Jushi mohon pretendimet e ish- përgjegjëses së çerdhes, Dava Kola. Ajo tregon se nuk e ka gjetur Davën në postin e përgjegjëses së çerdhes, kur erdhi në detyrën e administratores.

“Dava ishte vetëm një kujdestare e thjeshtë në cerdhe, e cila nuk respektonte oraret dhe kodin e punës. Si rrjedhojë u mor edhe vendimi për t’u pushuar nga puna”, shprehet ajo.

Flora Jushi hedh poshtë çdo arsye tjetër e pretenduar nga Dava Kola e sidomos atë të pushimit në bazë të bindjeve politike. Gazetarët e Fiksit e vunë zonjën administratore para faktit të kryer për bisedën që zonja Dava kishte regjistruar në zyrën e saj. Pastaj pranon se mund të jetë shprehur për pjesmarrjen në votime të djemve të ish-përgjegjëses së çerdhes. Administratorja e Rubikut, tregon se nuk ishte në dijëni se po regjistrohej nga zonja Dava, por shprehet se në bisedë e sipër mund të ketë folur për këtë problem.

Biseda mes ish-përgjegjëses së çerdhes dhe adminsitratores së Rubikut

Dava Kola -Sa herë të ndërrohen pushtetarët, vu njena lagje, vu tjetra… Tashti … dhe e fundit fare, që unë nuk e kam prit prej teje… Jo , jo , jo nuk e kam prit…

Flora Jushi– Po prit moj ta tregoj se ti se din se ça du me than… Se Endrini jot s’ka ardh hiç me votu sivjet… A kujton se unë e di që kalamajt s’kanë ardh me votu?

Dava Kola -Po

Flora Jushi – Po atëherë pra? Nuk jet u më kuptu… Sivjet more sivjet… Po djali jot, unë 99 % do të hap listat, nuk ka votu hiç mor… S’ka ardh njëri prej djemve të tuj.. Po s’ka ardh pra dhe pse me të fut unë këtu ty? Kur janë ma socialiste se ty… Unë hala nuk kam shku kund me than…

Dava Kola -Të tjetër shtojnë, unë s’di gja…

4 komente në “Edukatorja pushohet pse djemtë e saj nuk… kishin votuar”

  1. Kellira says:

    Te cerdhja e Rubikut ka 7 kalamoj…

  2. Ana says:

    Me falni, por nga bashkebisedimi nuk kuptova asgje.

  3. v.v says:

    Shqiperia ka qene ,eshte ,e do te mbetet cerdhe komunizmi,ju rrofte Apologjia .Sa turp!

    1. Zigur Qarri says:

      Dhe thone pastaj,qe Zoti Fuga nuk ka te drejte!
      Ne cilin vend Afrikan ndodh kjo?-te kesh statusin e punonjesit publik,
      dhe te flakesh ne rruge ne menyre te kundraligjeshme nga vete shteti!
      Jan mijera dhe mijera raste qe zbrazen per tu zevendesuar me militantet
      spurdhjake.Mbi njezet veta kan vrare veten nga kjo padrejtesi,dhe nuk ke
      kuj ti ankohesh,sepse gjykatesi eshte po xhelati yt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje