Dy tragete nuk kanë mundur të ankorohen paraditen e sotme në portin e Durrësit për shkak të dallgëve të mëdha dhe erës së fortë.
Aktualisht, 2 tragetet po qëndrojnë në radë për shkak të detit të trazuar. Tragetet ishin nisur nga Bari dhe transportonin të dy së bashku 427 pasagjerë.
Kapitaneria e portit të Durrësit ka bërë me dije se për shkak të detit të trazuar janë pezulluar përkohësisht lundrimet nga ky port.