Bashkia e Tiranës aktivitete kundër bulizmit

9 Shkurt 2016, 17:04Sociale TEMA

Në Ditën Ndërkombëtare të Bulizmit, Bashkia e Tiranës ka organizuar disa aktivitete sensibilizuese në disa shkolla të qytetit. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ishte e pranishme në shkollën “Abdulla Keta”,  ku kërkoi që fenomeni i bullizmit të mos tolerohet dhe anashkalohet nga mësuesit dhe të rinjtë.

“Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me të rinjtë edhe kundër këtij fenomeni. Të rinjtë janë natyrisht në qendër të punës sonë si bashki dhe komuniteti këtu është pjesë e bashkisë sonë të madhe. Qëllimet dhe objektivat tona janë që të rinjtë të kenë një përfshirje të madhe dhe të jenë pjesë e aktiviteteve tona”, u shpreh Paskali. Sipas saj, janë disa qendra kulturore që sot janë në shërbim të nxënësve për aktivitete, takime të ndryshme, shfaqje, koncerte. 

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, tha se përgjatë këtij viti do të synohet përfshirja e të rinjve të shkollave, për të bërë teatër, shfaqje, disa prej aktiviteteve të rëndësishme. “Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që Bashkia e Tiranës po bën, do vijojë ta bëjë dhe është një punë vërtet e domosdoshme është sensibilizimi mbi problematikën e bullizmit apo problematika të tjera, pra ndërgjegjësimi i të rinjve dhe krijimi i një ambienti sa më të ngrohtë për të gjithë studentët”, tha Paskali.

5 komente në “Bashkia e Tiranës aktivitete kundër bulizmit”

  1. Bushi says:

    Nuk e kuptojme,çeshte Bullizmi? Pse nuk e spjegoni kte lloj termi?Nuk duhet ta dini ju vtem.

  2. bravo says:

    RRespekt per kte nisem te Bashkise Tiranes dhe zv/kryetares simpatike ,

    por edhe un kur lexova ne fb fjalen “bullizem” qesha ne ze , sepse nuk e kam degjuar asnjiher

    dhe s’ja dij kuptimin ,por me mungonte personi duhur per te pyetur

  3. Po,Po says:

    VETEM NJE “PROFESIONIST INJORANT” MUND TE BEJE SHKRIME TE TILLA , POR JO NJE GAZETE QE KA BERE EMER .
    ZOTI BAZE , KETO JANE DISA “VOGELSIRA” , QE TASHME ZENE PJESEN ME TE MADHE TE GAZETES SUAJ . LEXUESIT TE KANE NGRITUR NE QIELL,SI I THONE FJALES , POR ME SA DUKET ,SHKELQIMI , KA QENE SI FLAKE KASHTE .
    “SHKUNDU” MERO….,SA NUK ESHTE TEPER VONE ! KJO GAZETE , QE E KEMI DASHUR DHE LEXUAR ME AQ ENDJE , PO BIE PERDITE E ME SHUME NE BANALITET ,PO E LEXOJME TEK -TUK PER INERCI , POR QE NUK IA VLEN TE HUMBASISH KOHE !

  4. Xha Temja says:

    Ne respekt te kerkeses se dy komentuesve te mesiperm “bully” eshte perdorimi i forces apo influences per te demtuar, tallur apo frikesuar nje person tjeter me te dobet per ta detyruar ate te beje ate cfare deshiron “bully”. Zakonisht ky eshte nje fenomen i perhapur ne US kryesisht neper shkolla apo edhe qendra pune ku kerkohet te vihet ne loje nje njeriqe eshte i drojtur, jo shume social apo me aftesi mendore te kufizuara.
    Gazetaret tane kane filluar te perdorin termin ne anglisht. FLM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje