FOTOT/ Kur polici merr falenderimet e çdokujt

9 Shkurt 2016, 09:34Sociale TEMA
FOTOT/ Kur polici merr falenderimet e çdokujt

Shpesh në rrjete sociale qarkullojnë foto dhe video me subjekt punonjës policie.

Të fundit janë 2 foto që po bëjnë xhiron në internet të postuara në faqen e Olti Currit, ku shfaqet një punonjës policie që ndihmon një burrë të kalojë rrugën me 3 fëmijët e vet.

Gjesti vlerësohet nga komentuesit, ndërsa vetë postuesi i fotove thotë se këto janë krejt normale të vendet e zhvilluara.

Ja postimi i plotë:

“Një mik i faqes duke udhëtuar me makinë ka fotografuar dhe na ka dërguar këto foto ku shihet një polic rrugor që ndihmon dy fëmijë të vegjël të kalojnë rrugën.

Babai i tyre kishte biçikletën dhe fëmijën e tretë në dorë dhe e kishte të pamundur të kapërcente rrugën pa ndihmën e dikujt.

Në botë skena të zakonshme, këtu përbëjnë lajm. Bravo këtij punonjësi të shtetit”, shkruan Olti Curri në fb.

7 komente në “FOTOT/ Kur polici merr falenderimet e çdokujt”

  1. gazetadurres says:

    Bravo policit sigurisht, por duket se ka shkelur sinjalistiken, ne semafor eshte ndezur drita e kuqe per kalimtaret

  2. popolo di tirana says:

    Ky polic duhet ndeshkuar dhe jo falenderuar !
    Shikoni sa keq i meson polici femijet: i kalon me samafor te KUQ !

    1. Juri says:

      Nuk e kuptoj pse vetem shani, shikoni pak anen pozitive. Kush ka kaluar ne ate kryqezim e di se si funksionon, e polici eshte duke kaluar nderkohe qe per mjetet qe vazhdojne drejt ka rreth 20 sekonda qe eshte ndezur e kuqja, ndersa ato qe kthehen majtas eshte ndezur e verdha (stop). Thjesht ka pershpejtuar kohen.
      Bravo, nje nder policet e rralle ne Shqiperi.

    2. Artan says:

      nuk e di nese keni patente ju te dy qe keni komentuar, por nese e keni duhet t’ju hiqet pasi nuk dini as bazat. Punonjesi i policese ka prioritet mbi senjalistiken semaforike. Shoferi ndalon nese ka nje polic qe rregullon qarkullimin edhe pse semafori per shoferin eshte ne drite jeshile.

  3. Kunder GjinGjoneve says:

    Ne kodin rrugor thuhet se sinjali i policit i anullon sinjalet e tjera. Lexojeni

  4. A says:

    Eshte e drejte e policit ne qoftese ndryshon vendim marrjen per kalim edhe ne qoftese eshte drita e kuqe.
    Ne nje qytet ne Itali, ne nje kryqezim vjen nje makine me targa gjermane ku shoferi gjerman kishte ngaterruar rrugen ose drejtimin ku do te shkonte. Polici i qarkullimit rrugor ndaloj qarkullimin e makinave ne te gjitha krahet gjersa e drejtoj makinen per atje ku duhej.

  5. Jo katunar says:

    Duket qe e keni mar patenten me pare. Kur esht polici sinjalistika bie posht, dhe respektohet ajo e policit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje