Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes, fushatë për rekrutët e rinj që do t’i bashkohen Forcave të Armatosura

8 Shkurt 2016, 13:43Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do të ndërmarrë një fushatë në të gjitha njësitë administrative për rekrutimin e 600 të rinjve në Forcat e Armatosura. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, morën pjesë në një takim të përbashkët me maturantë dhe administratorë të njësive, lidhur me fushatën e rekrutimeve për ushtarë-detarë aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

“Sot flasim për rekrutime profesioniste, për një punë nga më të mirëpaguarat në Republikën e Shqipërisë dhe unë i shoh këto dy faza, rekrutimin e pranverës dhe vjeshtës, si një mundësi fantastike për 600 të rinj të qytetit të Tiranës. Ndaj, do të ftoja 24 administratorët që, bashkë me drejtoritë arsimore, ndërlidhësit e komunitetit, kryepleqtë në zonat e fshatit, të identifikojmë më të mirët”, u shpreh Veliaj. Sipas tij, shembulli kur “dështakët” visheshin policë apo ushtarakë, ka ndryshuar. “Për një ushtri që është pjesë e NATO-s, duhet të zgjedhim më të mirët. Këto janë 600 mundësi punësimi për djem e vajza që kanë pasion dhe zell për t’i shërbyer vendit, që preferojnë të lënë kafen, bingot e skedinën, për uniformën dinjitoze të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave tona të Armatosura”, tha Veliaj.

Duke iu drejtuar administratorëve të njësive, kryebashkiaku i Tiranës tha se, kjo është një mundësi për ato familje që shikojnë te fëmijët e tyre mundësinë që të dalin nga kurthi i varfërisë. “Është një mundësi e jashtëzakonshme ekonomike që këta djem dhe vajza të fillojnë një karrierë dhe një punë dinjitoze, e cila inkurajohet, jo vetëm nga reformat e ministres, por edhe nga një traditë që tashmë, në këto 2 vjet e gjysmë, është krijuar për profesionistët, që i bashkohen Forcave tona të Armatosura”, tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës propozoi hartimin e një plani për të shkuar në çdo gjimnaz të qytetit, bashkë me menaxhuesit e procesit të rekrutimit, për t’u siguruar që djem dhe vajza me nota të mira të ndjekin arsimin e tyre ushtarak. Kryebashkiaku falenderoi Ministrinë e Mbrojtjes për mbështetjen që i ka dhënë komunitetit të Tiranës mbi përballimin e krizave të emergjencave civile. “Ndaj, shikojmë te këta 600 rekrutë edhe 600 investime, që secili prej nesh bën në komunitet, që kjo dije që vjen nga puna në ushtri, të jenë pranë komuniteteve tona, ku mësojmë më shumë se si të përballojë krizat, si të përballojmë emergjencat në një mot që bëhet gjithmonë e më i pabesë, si një resto për mënyrën se si jemi sjellë gjatë këtyre viteve”, përfundoi Veliaj.

6 komente në “Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mbrojtjes, fushatë për rekrutët e rinj që do t’i bashkohen Forcave të Armatosura”

  1. ish-ushtarak says:

    Mrika duhet tju pergjigjet 4 mije kerkesave per lirim te bera nga ushtaraket per tu liruar nga FA. Pse nuk flet asnje per kete ceshtje? jane 4 mije kerkesa qe flene ne sirtarin e kesaj palo ministreje. Une jam njeri prej tyre I cili mu desh te paguaja qe me liruan. Do ju sjell edhe fakte te tjera po deshet. Perse duan te ikin ushtaraket nga puna? persete duhet ti investigojne gazetaret

    1. nido says:

      po pse kemi 4 mije forca te armatosura ne akoma ? po per ca duhen kaq shum???

      1. ish-ushtarak says:

        Djali duhen per te mbjelle ullinj, per te pastruar rruget dhe plazhet si dhe per te mbajtur gjalle kilken qeveritare me ndonje tender per uniforma fallco turke made in china. A h moj ushtri si u katandise nga kjo femer? edhe halet e tiranes ju kane ngelur pa pastruar… Mrika do mbahet mend gjate ne histori si ministrja qe transformoj ushtrine ne komunale ne nje kohe record. Bravo minister teveqele. Cdo besh me kerkesar per lirim? ke frike se te dalin faktet? Pse fiks fare nuk merret me kete shqetesim?

  2. tovi says:

    Pune e mire eshte Z.Ministre,por trajtoni me mire keta qe keni te specializuar ne shkollat jashte.Me ato palo rroga qe trajtoni kuadro te trajtuar jashte dhe me gradat qe u takojne mos beni propagande mashtruese per ate qe nuk ke fuqi buxhetore dhe organizimi.Ju faleminderit

  3. Albanian-American Freedom House says:

    Me pare vishni ushtare femijet, te afermit, miqte, komshite e te tjere, tuaj.
    Ata qe luajne me bingo, kafene, skedina, bordello, droge, korupsion nuk jane me te miret. Apo jo?
    Me te miret i keni ne Kryeministri, Bashki, Ministri etj.,! Apo, jo?
    Behuni thirrje atyre, dhe do te kuptoni se sa i shpelare eshte zeri juaj… .
    E vrate rinine, per 25 vite rresht.
    Rinia, sot, mundet te shkruaje vetem romanin me titull “Jeta ne Var”.

  4. kuq e zi says:

    rinia pervec nje vendi pune terhiqet nga teknollogja ushtarake qe ushtria jone nuk ka
    ato pak arme qe kemi i ka cdo shqiptar ne shtepine e tij mbase me shume akoma
    prandaj para se te flasim per terheqje rinie ne ushtri duhet te kemi nje te tille

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje